2018

2017

2016

2015

RECENT ARTICLES

Komunizmi, i dokumentuar përmes fotografish e posterash

20 February 2018 — Panorama

Kuratori i ekspozitës është kujdesur që të përzgjedhë elementet më kyçe që përbënin politikat e brendshme dhe të jashtme të Shqipërisë diktatoriale, por edhe elemente që përbënin jetën e shqiptarëve nën regjim, që nga ndalimi i pronës private, tek emancipimi i gruas.

Read full article

Çfarë ishte komunizmi? Ekspozita në pavijonin e diktaturës

20 February 2018 — Gazeta Shqip

"Ballafaqimi me të shkuarën merr kuptim vetëm nëse ne e sjellim atë në kontekstin e sotëm, sidomos për të rinjtë që janë këtu sot me shumicë dhe që nuk e kanë përjetuar atë kohë e që për fat të keq nuk kanë mundur që gjithë këto vite të demokracisë të marrin më shumë informacione në kurrikulën e tyre shkollore," u shpreh Jonila Godole.

Read full article

Sot, 27 vjet nga rrëzimi i bustit të diktatorit Enver Hoxha

20 February 2018 — Standard

Në shkurt 1967, diktatori Hoxha nisi të ashtuquajturën "luftë kundër paragjykimeve dhe zakoneve fetare" si rezultat i së cilës rreth 2200 vende kulti u prishën, u mbyllën apo u tjetërsuan. Me luftën ndaj besimeve fetare, regjimi i Hoxhës e cilësoi "të likuiduar funksionin e klerit", përndoqi dhe burgosi pjesën më të madhe të tyre.

Read full article

Tiranë, çelet ekspozita "Komunizmi në epokën e tij" në Muzeun Historik Kombëtar

20 February 2018 — IN TV

"Mesazhi që dua të përcjell nëpërmjet kësaj ekspozite është që në të gjithë botën njerëzit ndjekin flamujt e kuq dhe u bënë komunist por realiteti tregon që çdo lëvizje komuniste të cilën dha fuqi të bëhen lidership. Nuk ka prova që komunizmi është totalisht terror, ide bazike që mund të mendojë sistemi demokratik," tha kuratori i ekspozitës Ulrich Mählert për IN Tv.

Read full article

Hapet ekspozita "Komunizmi në epokën e tij"

19 February 2018 — Koha Jonë

Godole: Shtylla kurrizore e demokracisë që është krijimi i shtetit të së drejtës, ende pas 27 vjetësh nuk është vendosur në Shqipëri. Kjo na bën ne ta kthejmë kokën pas dhe të shohim a kanë mbase disa ngjashmëri me kohën e sotme.

Read full article

Komunizmi "rikthehet" me një ekspozitë për 27-vjetorin e rrëzimit të shtatores së diktatorit

19 February 2018 — Politiko

Ngritja dhe rënia e komunizmit në shekullin XX, vjen si nevojë për të kuptuar se historia që Shqipëria përjetoi për rreth 45 vite nuk ishte dhe aq e ndryshme nga ato që përjetuan vendet e tjera të bllokut komunist. Ekspozita është përgatitur nga Fondacioni Federal për Studimin e Diktaturës në Gjermaninë Lindore.

Read full article

Ekspozita "Komunizmi në epokën e tij" hapet sonte në Tiranë

19 February 2018 — Kult Plus

Ekspozita "Komunizmi në epokën e tij" jep mundësinë për të njohur zhvillimin dhe përhapjen e komunizmit në botë, si dhe synon të nxisë reflektimin dhe përballjen e shoqërisë shqiptare me të kaluarën e saj. Ekspozita përfshin 25 postera, me mbi 200 foto historike, dokumente dhe "kode QR" të lidhura me materiale filmike në internet.

Read full article

27-vjetori i rrëzimit të shtatores së diktatorit Hoxha, ekspozita që tregon tmerret

16 February 2018 — Gazeta Shqiptare

Duke shfletuar faksimile dokumentesh origjinale, kështu nxënësit njihen me forma të ndryshme raportimi dhe komunikimi brenda Parti-Shtet, koncepte, figura, ngjarje, mentalitete të kësaj periudhe si dhe vlerën e këtyre burimeve. Hapet një dritare jeshile për brezat e rinj të lindur pas viteve 1990 për diktaturën.

Read full article

Një libër me vlera për mësuesit, nxënësit dhe komunitetin

26 January 2018 — Bota Sot

Duke shfletuar faksimile dokumentesh origjinale, kështu nxënësit njihen me forma të ndryshme raportimi dhe komunikimi brenda Parti-Shtet, koncepte, figura, ngjarje, mentalitete të kësaj periudhe si dhe vlerën e këtyre burimeve. Hapet një dritare jeshile për brezat e rinj të lindur pas viteve 1990 për diktaturën.

Read full article

Jonila Godole; Zonja kundër harresës komuniste

25 January 2018 — Madame Mapo

Një prej gazetareve të para të viteve '90,  Jonila Godole do të largohej drejt Gjermanisë për të studiuar e jetuar për shumë vite. E angazhuar me IDMC me fokus kulturën e kujtesës, në zgjimin e ndërgjegjes publike për atë që përfaqëson regjimi komunist dhe trashëgimia e tij ... ajo argumenton optimizmin që ka se ... Shqipëria një ditë do të bëhet.

Read full article

"Gjimnazistët do bëjnë diferencën në ballafaqimin me të shkuarën"

11 December 2017 — Mapo

"Në shumë shkolla që na ka qëlluar të vizitojmë, të rinjtë tregojnë se kanë takime periodike me veteranë të luftës, por nuk kanë takuar asnjëherë ish të burgosur politikë nga zona e tyre. Kjo është një situatë e papranueshme, evokimi i njërës anë të historisë dhe mohimi i anës tjetër."

Read full article

"Ditët e Kujtesës" - Letra e Prof. Sami Repishtit

25 November 2017 — Illyria

"Problemi që e ka lënë popullin tonë akoma të plagosur rëndë nga vuajtje të papërshkruarshme të pësuara gjatë viteve të terrorit komunist është mospërfillja ... për Shqipërinë dhe shqiptarët nuk do të ketë një themel të shëndoshë përparimi kombëtar përsa kohe që nuk do të ketë nji proces purifikimi të vetëdijes historike."

Read full article

Konkursi "Pyet Gjyshërit 2" përmbyll "Ditët e Kujtesës", shpallen fituesit

24 November 2017 — Ora News

Juria që vlerësoi punimet përbëhej nga personalitete të nderuara të  medias, shkencës dhe kulturës, si Ilva Tare, gazetare prej më shumë se  20 vitesh, drejtuese e emisionit Tonight në Ora News; Ylljet Aliçka,  autor dhe pedagog i përkushtuar në Akademinë e Arteve, me një eksperiencë të gjatë në kinematografi, si edhe Fatmiroshe Xhemalaj, eksperte e historisë...

Read full article

"Ditët e Kujtesës 2017", lexohet dosja e Musine Kokalarit

23 November 2017 — Sot

"18 prill 1945, e shtunë. Hija e vdekjes mbulon qytetin. Kënga e vdekjes hyn shtëpi më shtëpi. Pse hesht njerëzia? Pse shtëpia është e ftohtë, dhe dhembja dëgjohet akoma më shumë... Unë jam fajtore, sipas pikëpamjeve tuaja, sipas të mijave jo," lexoi ajo nga ditari.

Read full article

"Komunistët falsifikuan historinë për të sunduar të tashmën"

17 November 2017 — Mapo

"Prandaj komunistët e falsifikonin historinë, pasi mendonin se duke ndryshuar faktet mund të sundonin gjithmonë edhe të tashmen. Megjithatë gjërat kanë ndryshuar tashmë dhe ne në kohën kur kufijtë po humbasin rëndësinë e tyre, tashmë duhet të jemi bashkë në këtë temë, për një Evropë të historisë së përbashkët," tha Neubert.

Read full article

Rikthehen "Ditët e Kujtesës": 8 ditë aktivitete si nevojë e shqiptarëve për ballafaqimin me të shkuarën

16 November 2017 — Newsbomb

"Eshtë e rëndësishme që pikepamje të ndryshme mbi të shkuarën, të respektohen për sa kohë nuk mbrojnë krimet dhe krimin. Shoqëria duhet të perpiqet për të kuptuar se ç'ishte e drejtë dhe e gabuar nga e kaluara. ... Projektet e kujtesës përkrahin dhe nxisin për kontribute të ndryshme që ajo e shkuar të mos kthehet më."

Read full article

Rikthehen "Ditët e Kujtesës", shoqëria shqiptare ballafaqim me të shkuarën

16 November 2017 — BalkanWeb

Pjesa më e madhe e shoqërisë shqiptare kanë perceptim pozitiv mbi regjimin komunist, ky ishte rezultati i një anketimi të kryer nga OSBE vitin e kaluar, një rezultat që e bën më se të nevojshëm një ballafaqim me të shkuarën. Pikërisht me këtë qëllim ... nisi të enjten edicioni i dytë i "Ditëve të kujtesës" që do të mbahet nga data 16 deri më 23 nëntor.

Read full article

"Ditët e Kujtesës": 8 ditë aktivitete si nevojë e shqiptarëve për ballafaqimin me të shkuarën

16 November 2017 — Syri

Pjesa më e madhe e shoqërisë shqiptare kanë perceptim pozitiv mbi regjimin komunist, ky ishte rezultati i një anketimi të kryer nga OSBE vitin e kaluar, një rezultat që e bën më se të nevojshëm një ballafaqim me të shkuarën. Pikërisht me këtë qëllim ... nisi të enjten edicioni i dytë i "Ditëve të kujtesës" që do të mbahet nga data 16 deri më 23 nëntor.

Read full article

Si ta shpëtojmë kulturën nga qokat

31 October 2017 — Panorama

Rritja frekuente e publikut "të thjeshtë" ... që zë vend gati me drojë në sallë me një libër nën sqetull për të marrë autograf nga autori i preferuar. Por nuk mund të mos shpreh trishtimin tim që ndërsa është rritur ndër vite numri i ndjekësve "anonimë" të festivalit në tërësi, është ulur ndjeshëm ai i personave që zyrtarisht jetojnë nga kultura dhe arti në këtë vend.

Read full article

Të shikosh me sytë e tjetrit

28 October 2017 — Mapo

Letërsia në lëvizje, letërsia e udhëtimit, letërsia që kërkon të sjellë nga përditshmëria e gjuhës tjetër, e lëkurës tjetër, është përpjekja kundër shprehjes së Sartrit se "tjetri është ferri". Gauss është një nga ata që kërkon ta ruajë tjetrin që është ndryshe si një pasqyrë ku njeriu të shihet për të dalluar më shumë nga vetja, ... më shumë nga e brendshmja e tij.

Read full article

Tirana lexon, nisma dhe Festivali Ndërkombëtar kthen sytë nga letërsia

27 October 2017 — Gazeta Shqiptare

"Festivali, siç është krijuar traditë, hap siparin me maratonën e leximit #TiranaLexon në kafenetë letrare, klasat dhe biblioteka të ndryshme duke iu drejtuar të gjitha grupmoshave nga fëmijët te më të rriturit. Kombinimi i këtyre dy aktiviteteve shpresojmë të përmbushë shijet dhe pritshmëritë e një audience të gjerë letrare me shije të shumëllojta".

Read full article

"Tirana Lexon", nis maratona e leximeve në kryeqytet

26 October 2017 — ATSH

"Kemi humbur dy gjenerata lexuesish, por jemi në kohë për të edukuar ata që po vijnë. Duke qenë se jemi një shoqëri që jetojmë shumë virtualisht, rrjetet sociale dhe media, secili prej nesh, le t'i kushtojë një minutë në ditë takimit për një libër. Do t'i bëjmë një të mirë shumë të madhe vetes dhe fëmijëve," u shpreh Kumbaro.

Read full article

Nis sot Festivali Ndërkombëtar i Letërsisë në Tiranë "Deti i bardhë". Ja axhenda

26 October 2017 — InfoKult

Festivali Ndërkombëtar i Letërsisë në Tiranë (TILF) "Deti i bardhë" që zhvillohet më 26-28 tetor 2017 fton në vitin e tij të 3-të autorë nga Shqipëria, Austria, Gjermania, Franca, Italia, Maqedonia, Suedia të dialogojnë me njëri-tjetrin, si dhe me publikun e gjerë, të rinj, studentë dhe të apasionuar pas letërsisë.

Read full article

#Tirana Lexon 2017, më 26 tetor dhe jo vetëm në Tiranë

21 October 2017 — Gazeta Express

Maratona e leximit do të përshëndetet nga artistë e personazhe të njohur të ekranit shqiptar. Ata do të japin mesazhet e tyre dhe do të bëjnë thirrje që brezi i ri të lexojë më shumë, në një kohë kur teknologjia ka ndryshuar jo vetëm mënyrën se si jetojmë dhe punojmë, por edhe se çfarë lexojmë.

Read full article

Hapja e dosjeve – Në tetor, e vërteta e ezekutimit të grupit të deputetëve në '45

24 September 2017 — Ora News

Në procesin e hapjes së dosjeve të ish-Sigurimit të Shtetit, Autoriteti do të publikojë informacione mbi të vërtetën e dy ekzekutimeve komuniste: atë të një grupi deputetësh opozitarë në '45 dhe një grupi tjetër intelektual. E rëndësishme në këtë proces është njohja me të kaluarën por edhe mënyrën se si përcillen të dhënat në media.

Read full article

Politikanët janë imun nga hapja e dosjeve!

22 September 2017 — Erblin Vukaj

Prej kohësh në Parlament, qytetarët shqiptarë kanë dëgjuar teksa deputetë të ndryshëm t'i drejtohen njëri-tjetrit me nofka të Sigurimit të Shtetit ... Por duket se kjo gjuhë e politikanëve "me nofka" do të dojë edhe më shumë kohë të zbardhet konkretisht, pasi ligji aktual "i dosjeve" nuk e mundëson një "hapje" të gjerë edhe për zyrtarët.

Read full article

Europa dënon krimet e komunizmit, por Rezoluta jonë fle

23 August 2017 — Panorama

Asnjë datë përkujtimore për dhjetëra, mijëra shqiptarë të pafajshëm, viktima të regjimit! Asnjë muze i ngritur në një vend kujtese, të burgosjes dhe punës së detyruar! Asnjë falje publike për ish-të përndjekurit politikë dhe familjarët e tyre! Të gjitha këto kanë qenë parashikuar gjerë e gjatë në Rezolutë ... por nuk kanë ndodhur ende.

Read full article

RECENT VIDEOS

20 February 2018 — Top Channel
Çfarë ishte komunizmi? Ekspozita në pavijonin...
News

19 February 2018 — Ora News
Jonila Godole e ftuar në "Ora e Intervistës"
Ora e Intervistës

19 February 2018 — Ora News
Hapet ekspozita "Komunizmi në epokëN..."
News

26 October 2017 — Klan
48 orë lexim në Tiranë

News

26 October 2017 — RTSH
Tirana Lexon 2017

News

24 October 2017 — Ora News
FEstivali ndërkombëtar "letËrsiA në Lëvizje"
News

24 October 2017 — Ora News
Ç'dinë të lindurit e demokracisë për diktat...
Tonight Ilva Tare

24 October 2017 — RTSH
Tirana Lexon, Maratona e 3-të e leximit
Mirëmëngjes Shqipëri

23 October 2017 — Ora News
"Tirana lexon", maratona ku të gjithë
Ditë e re

16 October 2017 — News24
"Pyet Gjyshërit 2", Konkurs multimedial
Vila24

24 September 2017 — Ora News
e vërteta e ekzekutimit të deputetëve në '45
News

18 July 2017 — RTSH
SI E VIZATOJNË TË RINJTË KOMUNIZMIN
Mirëmëngjes Shqipëri

7 July 2017 — Top Channel
SI E VIZATOJNË TË RINJTË KOMUNIZMIN
Wake Up

5 April 2017 — RTSH
Vendet e dëshmisë dhe kujtesës në Shqipëri
Në Tempull

24 March 2017 — Scan TV
Bardh A Zi nga Ornela Gaçe dhe Erion Kristo
Bardh A Zi

14 March 2017 — Klan HD
Filmat e komunizmit, tË shfaqen apo jo?
Opinion

21 February 2017 — Top Channel
FËMIJËT e DIKTATURËS

News

20 February 2017 — Shqiptarja.com
Alma Liço: Si ma pushkatuan gjyshin...
Interview

27 January 2017 — RTSH
Përkujtimi i Holokaustit

Mirëmëngjes Shqipëri

Logo e Institutit për Demokraci, Media dhe Kulturë, IDMC

© 2015‒2018 Institute for Democracy, Media & Culture

IDMC në Twitter IDMC në Facebook IDMC në YouTube