Vendi i 1
Françesko Dinaj
Postmodernizmi
Mosha, vendlindja: 21, Vlorë
Edukimi: Universiteti i Arteve, Tiranë

Motivimi:
Autori i këtij instalacioni jo vetëm ndërton në mënyrë rigoroze "karrocën me guzhineta," këtë objekt nostalgjik argëtimi para viteve 1990, por e vesh atë grafikisht me imazhin urban të një skiboard-i të sotëm, duke prezantuar një "ambiguitet" unik të ndërthurjes së dy periudhave kohore si mbivendosje të njëra-tjetrës.

Vendi i 2
Elvis Mehmeti
Metamorphosis
Mosha, vendlindja: 23, Elbasan
Edukimi: Universiteti i Arteve, Tiranë

Motivimi:
Atmosfera e rënduar dhe mutacionet njerëzore që përshfaqen në grafikat me gdhendje në tekniken e zinkut, janë simbolika që të bëjnë të reflektosh si na dhunoi periudha e diktaturës nëpërmjet presionit mental dhe fizik para viteve '90, që pa dyshim ka lënë gjurmë të forta deri në ditët e sotme.

Vendi i 3
Suela Qemalli
Komunizmi, si e njoh unë
Mosha, vendlindja: 21, Tiranë
Edukimi: Universiteti i Arteve, Tiranë

Motivimi:
Me një gjuhë të thjeshtë pamore, piktura të jep mundësinë të eksplorosh peizazhin urban dhe karakterin e abstraguar në arkitekturën e qytetit. Ajo evidenton shenja apo gjurmë që historia ka lënë mbi muret e vrazhda të rrugicave imagjinare. Kufiri me telat me gjemba si metaforë e kufirit psikologjik na risjell pas 25 viteve demokraci pyetjen, a kanë rënë vërtetë muret e izolimit?

1

2

3

Logo e Institutit për Demokraci, Media dhe Kulturë, IDMC

© 2015‒2018 Instituti për Demokraci, Media dhe Kulturë

IDMC në Twitter IDMC në Facebook IDMC në YouTube