IDMC në diskutimin: Media dhe procesi i ballafaqimit me të shkuarën në Europën Lindore

Vjenë, Austri, 8 qershor 2016 — Drejtorja Ekzekutive e Institutit për Demokraci, Media dhe Kulturë, Dr. Jonila Godole, përfaqësoi IDMC-në në panelin e diskutimit Media dhe procesi i ballafaqimit me të shkuarën në Europën Lindore të Institutit për Historinë e Europës Lindore në Universitetin e Vjenës.

Sipas Institutit për Historinë e Europës Lindore, mediat luajnë një rol kyç në procesimin e diktaturave dhe të luftërave. Ato mund të japin një kontribut të rëndësishëm në thyerjen e stereotipave dhe në promovimin e ndryshimit të ndërgjegjes, apo të pengojnë procesin e ballafaqimit në mënyra të ndryshme. Në Europën Juglindore, ballafaqimi me komunizmin dhe konfliktet etnike të vitit 1990 paraqet një sfidë të madhe edhe sot. Paneli shqyrtoi rolin e medias në këtë proces dhe faktorët që ndikojnë në ballafaqimin me të shkuarën përmes medias në rastin e Shqipërisë dhe të ish-Jugosllavisë.

Procesi i ballafaqimit me të shkuarën dhe roli i medias u soll si rast studimor nga Dr. Godole në praninë e ekspertëve nga rajoni, pedagogëve të universitetit të Vjenës, studentëve të doktoraturës në këtë fushë dhe studentëve të tjerë të interesuar për temën. Në këtë panel, Oliver Vujović, Sekretar i Përgjithshëm i Organizatës për Mediat në Europën Juglindore, mbuloi rolin e medias në konfliktet etnike të vitit 1990 në ish-Jugosllavi.

Diskutimi u mbajt më datë 8 Qershor 2016, 17:00‒19:00, në Universitetin e Vjenës.

Logo e Institutit për Demokraci, Media dhe Kulturë, IDMC

© 2015‒2018 Instituti për Demokraci, Media dhe Kulturë

IDMC në Twitter IDMC në Facebook IDMC në YouTube