Ditët e Kujtesës 2017

16‒23 NËNTOR 2017, TIRANË

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Në datat 16 deri më 23 nëntor 2017, te Muzeu Historik Kombëtar, në Tiranë, do të mbahet edicioni i 2-të i aktivitetit DITËT E KUJTESËS, me moton e njohur tashmë "Kujtesa si mision". Qëllimi i këtij aktiviteti është mundësimi i dialogut shoqëror për ballafaqimin me të shkuarën diktatoriale në Shqipëri. Motivimi ynë për ta vazhduar punën në fushën e ballafaqimit me të shkuarën përforcohet edhe nga gjetjet e sondazhit të OSBE-së të publikuara në fund të vitit 2016, sipas të cilit një pjesë e madhe e shoqërisë shqiptare kanë një perceptim pozitiv mbi regjimin komunist dhe liderët politikë të saj. Organizimi i DITËVE TË KUJTESËS edhe këtë vit vjen si projekt i Institutit për Demokraci, Media dhe Kulturë (IDMC) në partneritet me Fondacionin Konrad Adenauer (KAS).

Aktivitetet e këtij viti do të jenë të larmishme, ndër të tjera:

 

  1. Konferenca ndërkombëtare "Mes Apatisë dhe Nostalgjisë: Kujtesa publike dhe private për komunizmin në Shqipërinë e sotme" në datat 17‒18 nëntor, programin e plotë të së cilës e gjeni këtu:
  2. Vizitë studimore në vendet e kujtesës, më 19 nëntor
  3. Simpoziumi me titull: "Ligj dhe Drejtësi", më 20 nëntor
  4. Promovime veprash shkencore mbi diktaturën, më 21 nëntor
  5. Lexim publik i dosjes së Musine Kokalarit, më 21 nëntor
  6. Forumin mbi "Oral History", më 22 nëntor, më 22 nëntor
  7. Ndarja e çmimeve të konkursit "Pyet Gjyshërit 2", më 23 nëntor
  8. Ekspozita "Propaganda në diktaturë" do të qëndrojë e hapur përgjatë gjithë Ditëve të Kujtesës

 

Njësoj si vitin e kaluar organizatorët dëshirojnë t'u ofrojnë mundësinë aktorëve që punojnë dhe veprojnë në fushën e kujtesës që të shpalosin aktivitetet e tyre në datën 22 nëntor.

Për gjithë ata që janë të interesuar të bëhen pjesë e këtij aktiviteti ju lutemi të na dërgoni sugjerimet tuaja për projektet që dëshironi të prezantoni në fushën e botimeve, ashtu edhe në fusha të tjera.

Një prioritet ka qenë dhe mbetet për IDMC puna me të rinjtë dhe ndërgjegjësimi i shoqërisë për pasojat e diktaturës deri më sot, kështu që këto projekte dëshirojmë t'i mbështesim dhe përkrahim në mënyrë të veçantë.

Gjithashtu ju mund të na jepni sugjerime edhe për tematika të tjera që mund të përfshihen në programin e ditëve të kujtesës.

 

Idetë dhe sugjerimet tuaja konkrete mund t'i dërgoni në adresën office@idmc.al
ose me telefon
+355 69 268 7226 deri më 20 Gusht.

 



Organizatorë:

Instituti për Demokraci, Media dhe Kulturë • Fondacioni Gjerman Konrad Adenauer

 

Kontakt:

Tel: +355 69 268 7226

E-mail: office@idmc.al

Twitter: #MEMORYDAYS2017 | www.idmc.al | www.kas.de/albanien

 

Partnerët:

 

 

16 NËN.

17

18

19

20

21

22

23

Logo e Institutit për Demokraci, Media dhe Kulturë, IDMC

© 2015‒2017 Instituti për Demokraci, Media dhe Kulturë

IDMC në Twitter IDMC në Facebook IDMC në YouTube