Vizitë e znj. Hildigund Neubert,
zv/presidente e Fondacionit Konrad Adenauer (KAS)

Tiranë, 17 mars 2015 — IDMC është partner institucional i KAS në Tiranë dhe një nga fushat e veprimit është edukimi politik i të rinjve dhe motivimi i tyre për të reflektuar mbi të shkuarën komuniste. Në bisedë me drejtuesen ekzekutive të IDMC, Jonila Godole, zonja Neubert theksoi rëndësinë e punës nga afër me të rinjtë për njohjen e historisë si garantuese për mospërsëritjen e saj në të ardhmen. Zonja Hildgund Neubert është eksperte me një përvojë mbi tridhjetë vjeçare për çështjen e hapjes së dosjeve të ish-sigurimit në Gjermaninë Lindore dhe reflektimin mbi të shkuarën. Këtë përvojë të pasur, ajo pati mundësinë ta sillte  para publikut dhe politikanëve të lartë shqiptarë me rastin e vizitës së saj të punës më 17‒18 mars 2015.

Logo e Institutit për Demokraci, Media dhe Kulturë, IDMC

© 2015‒2018 Instituti për Demokraci, Media dhe Kulturë

IDMC në Twitter IDMC në Facebook IDMC në YouTube