30 Vjet me/pa Demokraci
Konkurs kreativ në multimedie/arte figurative (moshat 16–24 vjeç)
Konkursi
Pas dy konkurseve të suksesshëm "Lindur në 90-ën" (2015) dhe katër edicioneve të "Pyet Gjyshërit" (2016–2019), Instituti për Demokraci, Media dhe Kulturë (IDMC) vjen me konkurs të ri:
"30 VJET ME/PA DEMOKRACI"
Në këto 30 vitet e fundit, Shqipëria ka qenë në një proces tranzicioni të vazhdueshëm, kulturor, ekonomik dhe politik që është shoqëruar herë pas here me eksode të forta emigracioni, me goditje të forta të demokracisë, por edhe me ndryshime pozitive në fushën e të drejtave të njeriut, në sfidën për t'u bërë pjesë e Bashkimit Europian.
Konkursi i këtij viti synon të kthejë fokusin te zhvillimet e demokracisë shqiptare duke filluar nga viti 1990, i cili ka qenë i mbushur me një sërë ngjarjesh historike dhe politike: protestat e para kundër regjimit komunist në Shkodër, Kavajë dhe Tiranë dhe eksodi i shqiptarëve më 2 korrik 1990. E shkuara ndikon të tashmen, por edhe të ardhmen, prandaj duhet t'i kthehemi vazhdimisht, ta studiojmë dhe të mësojmë prej saj.
Përmes këtij konkursi, ne ftojmë të rinjtë të shpalosin në mënyrë kreative mendimet e tyre përmes:
se çfarë mund të ishte bërë më mirë këto 30 vjet dhe kush është vizioni i tyre për 30 vitet e ardhshme.
IDMC dëshiron t'i inkurajojë të rinjtë të reflektojnë mbi gabimet e së shkuarës që kanë ndikuar jetën politike, ekonomike dhe sociale të vendit, por edhe të frymëzojnë me vizionin e tyre për një Shqipëri me të ardhme më të mirë.
Punimet tuaja mund të mbështeten mbi këto pyetje orientuese:
Ky është konkursi i gjashtë kombëtar i organizuar nga IDMC mbas "Lindur në 90-ën: Zbulo të shkuarën, krijo të ardhmen" (2015); "Pyet Gjyshërit 1" (2016); "Pyet Gjyshërit 2" (2017); "Pyet Gjyshërit 3" (2018); dhe "Pyet Gjyshërit 4" (2019) me mbështetjen e vyer të Fondacionit Gjerman "Konrad Adeanuer".
30 Vjet me/pa Demokraci
Konkurs kreativ në multimedie/arte figurative (moshat 16–24 vjeç)
Fituesit e konkursit
8 dhjetor 2020, Tiranë – Instituti për Demokraci, Media dhe Kulturë (IDMC) me mbështetjen e fondacionit "Konrad Adenauer Stiftung" (KAS) organizoi finalen e konkursit kreativ "30 VJET ME/PA DEMOKRACI" me pjesëmarrësit konkurrentë në kategoritë: Arte figurative dhe Multimedia.
Konkursi synonte rikthimin e fokusit te zhvillimet e demokracisë shqiptare nga viti 1990 me protestat e para kundër regjimit komunist në Shkodër, Kavajë dhe Tiranë, me eksodin e shqiptarëve më 2 korrik 1990 dhe sfidat që mbeten deri më sot.
Më shumë se 100 të rinj u prezantuan me punimet e tyre reflektuese mbi gabimet e së shkuarës dhe vizionin për një Shqipëri dhe një të ardhme më të mirë.
Ceremonia e ndarjes së çmimeve u zhvillua online përmes platformës "Zoom", më 8 dhjetor 2020, në "Ditën e Rinisë", 30 vjet pas protestave të Studentëve për rrëzimin e regjimit komunist.
Konkursi u përshëndet nga drejtorja e IDMC, Dr. Jonila Godole dhe drejtori i KAS, Dr. Tobias Rüttershoff, të cilët vlerësuan simbolikën e "Ditës së Rinisë" dhe kreativitetin e të rinjve pjesëmarrës në konkurs. Sipas Dr. Godole, "përmes temave të trajtuara mund të bëhej një skanim i mirë i sfidave të Shqipërisë në 30 vite demokraci".
Përfaqësuesit e jurisë, Adi Krasta (moderator), Julka Gramo (moderatore), Rozi Kostani (aktore/regjisore), Shpend Bengu (piktor/artist) dhe Dr. Jonila Godole (gazetare/studiuese) shprehën përshtypjet personale mbi eksperiencën në konkurs dhe punimet në formatet e paraqitura. Adi Krasta i përgëzoi të rinjtë dhe shprehu vlerësim për iniciativat që mbështesin kreativitetin e tyre. Julka Gramo u shpreh entuziaste që rinia shqiptare vazhdon të jetë "e gjallë", aktive dhe e gatshme të kapë mundësitë që i ofrohen. Për këtë ajo falënderoi IDMC për hapësirën dhe mbështetjen që u jep të rinjve, shpresës së këtij vendi. Sipas pedagogut të njohur të artit Shpend Bengu, në konkurs pati punime që mund të konkurronin pa frikë në skenat ndërkombëtare.
Juria shpërndau gjithsej 9 çmime:
Në fund, znj. Godole dhe koordinatorja e projekteve të IDMC, Mirela Sheraj, prezantuan mundësinë e përfshirjes së të rinjve në aktivitetet e IDMC.
30 Vjet me/pa Demokraci
Konkurs kreativ në multimedie/arte figurative (moshat 16–24 vjeç)
Kushtet e pjesëmarrjes
Për të marrë pjesë në konkurs, ju lutemi të regjistrohuni këtu: https://bit.ly/IDMCkonkurs2020 me të dhënat tuaja. Punimin mund ta dërgoni te adresa e e-mailit: konkursi@idmc.al brenda datës 15 tetor 2020, ora 24:00 GMT+2.
30 Vjet me/pa Demokraci
Konkurs kreativ në multimedie/arte figurative (moshat 16–24 vjeç)
Kriteret
30 Vjet me/pa Demokraci
Konkurs kreativ në multimedie/arte figurative (moshat 16–24 vjeç)
E drejta e autorit
30 Vjet me/pa Demokraci
Konkurs kreativ në multimedie/arte figurative (moshat 16–24 vjeç)
Dorëzimi i punimeve
Afati i fundit i dorëzimit është data 15 tetor 2020, ora 24:00.
Adresa:
Rr. Bardhok Biba, Ndërtesa "Trema"
Hyrja A, Kati 11, Ap. 35, Tiranë
Pjesëmarrësit do të marrin një njoftim me e-mail për secilën fazë përzgjedhjeje. Për më shumë informacion, ju lutemi konsultohuni me faqen tonë të internetit www.idmc.al ose na ndiqni në Facebook dhe Instagram.
30 Vjet me/pa Demokraci
Konkurs kreativ në multimedie/arte figurative (moshat 16–24 vjeç)
Juria dhe vlerësimi
Konkursi do të shpallë gjithsej 7 çmime:
(6 çmime jurie dhe 1 çmim publiku)
Të gjitha punimet do të vlerësohen nga një juri e pavarur dhe ekspertë të fushës, bazuar në kriteret e mëposhtme:
Fituesit do të shpallen më dhjetor 2020 dhe do të ftohen në Tiranë për të marrë çmimet e fituara në prani të personaliteteve nga fusha e medies, shoqërisë civile, politikës dhe kulturës.
Konkursi
Fituesit e konkursit
Kushtet e pjesëmarrjes
Kriteret
E drejta e autorit
Dorëzimi i punimeve
Juria dhe vlerësimi
Partnerët