Dekomunistizimi, perspektiva e të rinjve
FORUM

 

 

  •  

    16 dhjetor 2021 – IDMC organizoi diskutimin e hapur online "Dekomunistizimi, perspektiva e të rinjve".

    Diskutimi u zhvillua mes historianit Artan Hoxha, drejtueses ekzekutive të IDMC, Dr. Jonila Godole dhe studiueseve të reja të drejtësisë tranzitore, Ines Stasa dhe Romina Kali. Pjesë e këtij takimi si pjesëmarrës ishin studentë dhe profesionistë të rinj të drejtësisë, gazetarisë, shkencave politike dhe historisë.

    Gjatë aktivitetit u diskutua për terminologjinë e përdorur, nevojat e  rinisë për të njohur komunizmin, politikat e kujtesës dhe nëse ka pasur iniciativa të suksesshme në Shqipëri.

    Drejtuesja e IDMC, Jonila Godole përmendi disa nga politikat e kujtesës që duhet të ndërmerren në Shqipëri si: ndërgjegjësimi i opinionit publik përmes masmedias për qëndresën antikomuniste dhe rivlerësimin e figurave politike, muzealizimin e vendeve të vuajtjes dhe kujtesës; ndryshime në kurrikulën e lëndës të historisë duke i dhënë rëndësinë e duhur studimit të periudhës të diktaturës në shumë aspekte të saj; indeksimin e plotë të numrit të viktimave etj.

    Përsa i përket muzealizimit, u diskutua se në Shqipëri, masat e ndërmarra janë përqendruar vetëm në një qytet të Shqipërisë si Shkodra, në një kohë që ngritja e memorialeve në të gjithë terrorin e vendit do të shërbente për një reflektim më të thellë të gjithë shoqërisë shqiptare për atë që ka ndodhur gjatë periudhës komuniste pa dallim krahine e feje sepse e shkuara me gjithë pasojat e saj na përket dhe na ka prekur të gjithëve.

Logo e Institutit për Demokraci, Media dhe Kulturë, IDMC

© 2015‒2022 Instituti për Demokraci, Media dhe Kulturë

IDMC në Facebook IDMC në Twitter IDMC në Twitter IDMC në YouTube