Ditët e Kujtesës 2018

22‒31 TETOR 2018, TIRANË

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

IDMC në partneritet me KAS ju njofton se aktiviteti i përvitshëm DITËT E KUJTESËS do të organizohet këtë vit në datat 22–31 tetor 2018. Java e DITËVE TË KUJTESËS do të sjellë aktivitete të ndryshme edhe për vitin 2018, aktivitete që synojnë ndërgjegjësimin e shoqërisë shqiptare për pasojat e krimeve të diktaturës dhe forcimin e dialogut mbi të shkuarën.

Përgjatë DITËVE TË KUJTESËS do të sillen në fokus tema të veçanta në fushën e kujtesës përmes të paktën një aktiviteti të caktuar në secilën ditë të DITËVE TË KUJTESËS, si: prezantim ekspozitash, vizita studimore në vendet e kujtesës, simpoziume, promovim veprash shkencore mbi diktaturën dhe konkurs për të rinjtë etj.

Duke qenë se jemi në fazat paraprake të organizimit ftojmë të gjithë aktorët dhe institucionet në fushën e kujtesës të bëhen pjesë e këtij aktiviteti duke prezantuar projekte të rëndësishme në fushën e kujtesës apo duke mbajtur aktivitete që synojnë veçanërisht ndërgjegjësimin e të rinjve për të shkuarën e ashpër komuniste shqiptare. Për të përmbushur detyrën e përbashkët të kujtesës si mision si dhe për të pasuruar më shumë programin e e aktiviteteve të DITËVE TË KUJTESËS 2018, IDMC mirëpret sugjerimet dhe propozimet tuaja në office@idmc.al deri më 30 prill 2018.

Ju falënderojmë paraprakisht për kontributin tuaj në DITËT E KUJTESËS.

 

Stafi i IDMC-së

Logo e Institutit për Demokraci, Media dhe Kulturë, IDMC

© 2015‒2018 Instituti për Demokraci, Media dhe Kulturë

IDMC në Twitter IDMC në Facebook IDMC në YouTube