Ditët e Kujtesës VI
19–20 SHKURT 2021, TIRANË
#ditëtekujtesës2021
Të dashur miq dhe kolegë,
duke uruar të jeni mirë në këtë kohë pandemie, kemi kënaqësinë t'ju ftojmë të shënoni në kalendarin tuaj datat e edicionit të gjashtë të DITËVE TË KUJTESËS, 19–26 shkurt 2021. DITËT E KUJTESËS janë një aktivitet i përvitshëm i Institutit për Demokraci, Media dhe Kulturë (IDMC) në partneritet me Fondacionin Konrad Adenauer (KAS), qysh prej Tetorit të vitit 2016.
Ky vit shënon 30 vjetorin e rrëzimit të statujës së diktatorit Enver Hoxha në sheshin "Skënderbej", më 20 Shkurt 1991, si akt simbolik i rënies së regjimit totalitar në Shqipëri. A ra diktatura gjysmëshekullore komuniste përmes një "revolucioni popullor nga poshtë"? Cilat ishin sfidat e drejtësisë tranzitore për dënimin e krimeve të komunizmit? Cilat janë politikat e kujtesës që u aplikuan në këto dekada dhe si e ndikojnë ato qasjen e shoqërisë shqiptare ndaj kësaj periudhe të errët historike? Aktivitete të ndryshme dhe ekspertë të fushës brenda e jashtë vendit do t'u japin përgjigje këtyre pyetjeve dhe më gjerë. Folësi kryesor i këtij edicioni do të jetë historiani i mirënjohur, Prof. Dr. Oliver Schmitt (Austri), i cili do të referojë në ceremoninë e hapjes më 19 Shkurt 2021.
Gjatë kësaj jave kujtese, IDMC dhe KAS, në bashkëpunim me ISKK, Ambasadën Austriake në Shqipëri, kujto.al, Shoqatat e ish- të përndjekurve politikë dhe aktorë të tjerë të fushës do të sjellin aktivitete të përditshme me qëllim forcimin e dialogut mbi të shkuarën dhe njohjen më të mirë të regjimit komunist, si: forume diskutimi, prezantim ekspozitash, vizita studimore në Vendet e Kujtesës, shfaqje filmash e dokumentarësh, prezantim publikimesh, etj.
Siç e kemi kthyer në traditë nga vitet e kaluara, jeni të mirëpritur deri në datën 10 Janar 2021, të propozoni aktivitetet tuaja, të cilat lidhen me moton e këtij edicioni.
Ndër të tjera, këtë vit mund të ndiqni:
Për edicionet e mëparshme të DITËVE TË KUJTESËS, vizitoni 2016, 2017, 2018, 2019, 2020.
Nëse keni pyetje, ju lutemi të na kontaktoni në office@idmc.al.
Ju mirëpresim,
Stafi i IDMC-së