RECENT ARTICLES

Mos e prekni Spaçin!

30 January 2019 — Koha Jonë

Kampi i Spaçit nuk ka qenë kamp pushimi, por kamp i punës së detyruar. Dhe kete vend vuajtjeje na takon ta mbrojme te gjithe! Larg duart nga Spaçi! Ka mjaft zona të tjera që kanë nevojë t’ju japim jetë duke mbjellë pemë nga organizatat ambientaliste.

Read full article

Spaçi i gjelbëruar apo i hirtë dhe i zymtë?

30 January 2019 — Tema

Përkujtimi i viktimave të Spaçit nuk mund të bëhet përmes pyllezimit të kampit, por duke ruajtur strukturen e tij te tanishme, duke e kthyer ne muze dhe duke treguar historine e terrorit komunist pikerisht ne ato godina dhe ate peizazh autentik qe zona ofron.

Read full article

Mos e prekni Spaçin!

30 January 2019 — 360grade.al

Brezat e rinj dhe gjithe te interesuarit që do ta vizitojnë kampin dhe burgun e Spaçit duhet ta njohin ate ashtu siç ka qene, prandaj ai duhet të qëndrojë i paprekur ne strukture.... Të mos harrojmë që të burgosurit aty janë përdorur gati si skllevër për punë të detyruar, nxjerrjen e mineraleve ne minieren e Spaçit.

Read full article

Botohet manuali i parë mbi "Historinë Gojore"

17 January 2019 — Politiko.al

Instituti për Demokraci, Media dhe Kulturë (IDMC) ka publikuar manualin e parë mbi Historinë Gojore. Ky manual është shkruar nga  Jonila Godole, Kailey Rocker, dhe Edlira Agolli synon që të inkurajojë mësuesit e shkollave të mesme, nxënësit dhe studiuesit e rinj që të mësojnë më shumë rreth historisë gojore dhe procesit të intervistimit.

Read full article

Si po i njohin të rinjtë tmerret e diktaturës

2 November 2018 — Hashtag.al

Nxënës nga gjimnaze të ndryshme të Shqipërisë, kanë sjellë produktet e tyre, në kategoritë ese, art pamor dhe multimedia, përmes të cilave kanë paraqitur përfytyrimet e tyre rreth së shkuarës komuniste, duke u bazuar në rrëfimet e gjyshërve.

Read full article

"Pyet gjyshërit 3", mbyllet konkursi me shpërndarjen e çmimeve për 50 fituesit

31 October 2018 — Politiko

Juria ishte e përbërë prej personalitetesh si ekspertja e kurrikulës shkollore Fatmiroshe Xhemalaj, gazetarja Ilva Tare, shkrimtari Agron Tufa ..., skenaristi Ylljet Aliçka dhe pedagogu i artit dhe multimedias Shpend Bengu. Punimet e këtij viti kishin një nivel të lartë duke pasur parasysh moshën e pjesmarrësve që ishte nga mosha 15 deri në 19 vjeç.

Read full article

Ditët e Kujtesës promovojnë botimet mbi diktaturën

27 October 2018 — Gazeta Shqiptare

Jo shumë fort është ngritur zëri dhe është vepruar mbi problemet që ka pasur Shqipëria mbi të shkuarën komuniste. Pasojat e këtij regjimi të ashpër po harrohen dita-ditës. Një nga organizatat më të rëndësishme në lidhje me kujtesën e sistemit komunist është organizata IDMC.

Read full article

Një "Kuartet" kritik për letërsinë, si mund të thuhet e vërteta për librat

26 October 2018 — Panorama

Kësaj here, veprat e marra në diskutim ishin "Kohë e pamjaftueshme" nga Helena Kadare, "Valsi i Lumturisë" i shkrimtarit Ylljet Aliçka, "A është, vallë, njeri" nga i mbijetuari i Holokaustit, shkrimtari italian, Primo Levi dhe "Më kujtohet" nga Ylli Demneri.

Read full article

Ditët e Kujtesës, promovohen botimet e reja shkencore mbi diktaturën komuniste

26 October 2018 — Politiko

Në lidhje me botimim e dytë "Komunizmi përmes dokumenteve arkivore", Drejtoresha e IDMC, Jonila Godole tha se Instituti që ajo drejton e ka menduar të rëndësishëm botimin e një libri që përmban materiale plotësuese për lëndën e Historisë në gjimnaze, sepse "ka ardhur koha që historia të mos mësohet nga thashathemet, por përmes të dhënave arkivore".

Read full article

"Ditët e kujtesës", ndërgjegjësim mbi diktaturën komuniste

26 October 2018 — Politiko

Jo shumë fort është ngritur zëri dhe është vepruar mbi problemet që ka pasur Shqipëria mbi të shkuarën komuniste. Pasojat e këtij regjimi të ashpër po harrohen dita-ditës. Një nga organizatat më të rëndësishme në lidhje me kujtesën e sistemit komunist është organizata IDMC.

Read full article

"Tirana Lexon", sfida për debat profesional mbi librin

25 October 2018 — Agjencia Telegrafike Shqiptare

Ndërkaq, në pjesën e dytë të ditës, "Tirana Lexon" u zhvendos në gjimnazin "Ismail Qemali", aty ku dy autorët Gëzim Peshkëpia dhe Saimir Muzhaka zhvilluan një maratonë të vërtetë leximi me nxënësit e kësaj shkolle.

Read full article

Kuarteti Letrar përmbyll me sukses edicionin e 5-të "Tirana Lexon"

24 October 2018 — Tirana Post

Romani "Valsi i Lumturisë" nga autori Ylljet Aliçka, u prezantua në Kuartet nga Jonila Godole, e cila e cilësoi veprën një tragji-komedi që jep shumë saktë kalvarin e emigrantëve shqiptarë në vitet 1990 dhe zhgënjimin e dyfishtë që ata ndjejnë kur shohin se janë të padëshiruar si në vendin nga vinin, ashtu edhe aty ku shkuan.

Read full article

Kuarteti Letrar përmbyll edicionin e pestë të Tirana Lexon

24 October 2018 — Politiko.al

Libri "Më kujtohet" nga Ylli Demneri ... përshkruante Tiranën e dikurshme dhe zgjonte nostalgji për rrugë dhe detaje që ajo i njihte si e rritur vetë në lagjet e vjetra tiranase. Debati më pas u fokusua te pyetja a është letërsi kjo formë kujtimesh si ditar me kujtime personale të autorit që nuk arrin dot të vendoset në shërbim të një kujtese më të gjerë kolektive.

Read full article

Kuarteti Letrar përmbyll me sukses edicionin e pestë, të Tirana Lexon

24 October 2018 — Dritare.net

"Kuarteti" u mbajt në Sallën Franceze të Leximit mes studentësh dhe dashamirës të librit dhe u përshendet nga drejtoresha e Bibliotekës Kombëtare, Persida Asllani. Sipas ideatores së "Kuartetit", Jonila Godole, ... ky format synon të nxis debatin profesional mbi librat dhe ta vendosi fokusin më shumë te vepra, se sa te autori.

Read full article

Përmbyllet dita e dytë e "Tirana Lexon 2018", nesër pritet Kuarteti i Leximit

23 October 2018 — Politiko.al

Ish-të përndjekur, zyrtarë të përfaqësisë diplomatike, historianë dhe plot të rinj të shkollave të Tiranës ndoqën me mjaft vëmendje këndvështrimet e dy të ftuarve rreth shkatërrimit të identitetit njerëzor nga sistemet diktatoriale dhe pasojat që ndeshen në ditët e sotme në shoqëritë respektive, Gjermani apo dhe Shqipëri.

Read full article

Drejtësia tranzitore për komunizmin dhe sfidat e saj

23 tetor 2018 — Exit.al

Përpjekjet për drejtësinë tranzitore në Shqipëri vështirësohen edhe nga dinamika sistemike se si ishte organizuar burokracia e pushtetit komunist, me një hierarki të fortë, ku çdo hallkë i përgjigjej një rangu më të lartë, derisa përfundonte te udhëheqja e partisë. Gjithçka ishte në shërbim të saj: ushtria, Sigurimi e deri te këshillat e lagjes.

Read full article

Rikthehen "Ditët e Kujtesës" me plot 10 aktivitete të parashikuara deri më 31 tetor

22 October 2018 — Panorama

Ambasadorë, zyrtarë të ndryshëm, ekspertë të historisë, ish-të përndjekur dhe nxënës të shkollave të Tiranës ndoqën me mjaft interes hapjen e këtij aktiviteti. Vëmendja shkoi te prezantimi i disidentit gjerman Karsten Dümmel, i cili tregoi të dhëna arkivore nga dosje të STASI-t gjermano-lindor dhe mënyrën se si përndiqeshin njerëzit në kohën e komunizmit.

Read full article

Besa Myftiu çel siparin e Tirana Lexon 2018, nesër ju presin 2 autorë të tjerë

22 October 2018 — Politiko.al

"... Proçesi i krijimit të identitetit përmbledh çdo përpjekje për t'u dhënë kujtimeve, përvojave të jetuara, synimeve, anktheve dhe shpresave tona një formë të caktuar, për t'i rikonstruktuar dhe ridimensionuar ato vazhdimisht. Autorët ... do të ndajnë me publikun dhe pengesat e hasura në procesin identifikues në të shkuarën e deri më sot" – shtoi Godole.

Read full article

Identiteti dhe kujtesa, në fokus të "Tirana Lexon"

22 October 2018 — Agjencia Telegrafike Shqiptare

Aktiviteti do të zgjasë tri ditë, dhe do të startojë sot në orën 10:00 në sallën "Europa House" me praninë e ministres së Kulturës Mirela Kumbaro. Për të vijuar më pas me leximin e veprës së Besa Myftiut, nën moderimin e prof. Lili Sula, studiuese letërsie.

Read full article

Besa Myftiu në Shqipëri për "Tirana Lexon": Nëse s'dimë ku do shkojmë, të paktën ta dimë nga vijmë

22 October 2018 — Shqiptarja.com

Dita e parë e 'Tirana Lexon për të kujtuar' nisi me autoren Besa Myftiu, e cila prej vitesh jeton edhe punon në Zvicër. Shkrimtarja ndau me publikun pjesëmarrës momente nga jeta, vepra dhe krijimtaria e saj, nga poezitë e dikurshme e deri tek librat në prozë që lëvron tashmë.

Read full article

Starton edicioni "Tirana Lexon 2018"

19 October 2018 — Tirana Post

'#TiranaLexon2018' çel serinë e aktiviteve me sloganin "Tirana Lexon për të kujtuar" ditën e hënë. Në qendër të leximeve dhe diskutimeve do të jetë tema "Identiteti dhe kujtesa". Autorë të njohur vendas dhe të huaj do ndajnë me publikun qasjet e tyre autobiografike në veprat e tyre dhe pengesat e hasura në procesin identifikues nga e shkuara e deri më sot.

Read full article

Jonila Godole: "Tirana lexon", që leku dhe qoka të mos bëjnë ligjin

19 October 2018 — Panorama

Por kam frikë se duke i etiketuar shumë aspekte si "të lexuarit", "të studiuarit", "kultivimi intelektual", "vlerat morale dhe shoqërore" si "luks", ne po e zhveshim shpirtin nga gjithçka kulturore, duke iu dorëzuar vetëm materiales në një treg të deformuar, ku leku dhe qoka bëjnë ligjin.

Read full article

Identiteti dhe kujtesa, në ditët e "Tirana Lexon"

19 October 2018 — Sot

Risia e këtij edicioni "Tirana Lexon" do të jetë "Kuarteti Letrar" (24 tetor), një nismë tejet origjinale, e ideuar nga drejtoresha e IDMC-së Jonila Godole, e cila në vetvete synon njohjen dhe kritikën e katër veprave të ndryshme letrare, prezantuar në Kuartet nga shkrimtarë, njohës të letërsisë dhe gazetarë.

Read full article

IDMC trajton të rinjtë për të hulumtuar dhe raportuar mbi dosjet e ish-Sigurimit të Shtetit

18 September 2018 — Exit.al

Me mjaft interes për të rinjtë pjesëmarrës ishte krahasimi mes përvojës gjermane dhe asaj shqiptare. ... Dagmar Hovestädt, trajnuese në workshop, ... tregoi për historinë e agjencisë së inteligjencës sekrete STASI krijuar nga sovjetikët në Gjermaninë Lindore, dallimet me Shqipërinë, ... dhe më tej me qasjen në arkiva që të dy vendet po i kanë të ndryshme.

Read full article

Godole: Teza e "hakmarrjes" ndaj ish-persekutorëve, sajesë për të vonuar hapjen e dosjeve

4 August 2018 — Mapo

Jonila Godole, studiuesja dhe drejtuesja e Institutit për Demokraci, Media dhe Kulturë ... shprehet se elitat e privilegjuara në diktaturë mbetën në pushtet edhe pas 1990-ës dhe nuk kishin dhe as e kanë vullnetin për të zbardhur atë të shkuar. Ajo gjithsesi hapjen e dosjeve nuk e sheh si "luftë" të një pale kundër një tjetre, por nevojë për t'u përballur me të vërtetën.

Read full article

Dokumentari mbi fisin "Bajraktarët e Lurës", një rrëfim mbi vuajtjet e gjata në periudhën e regjimit komunist

11 June 2018 — TV1 Channel

Historia për fisin "Bajraktarët e Lurës" erdhi e rrëfyer përmes një dokumentari që u shfaq në qytetin e Shkodres, nga Instituti për Demokraci, Media dhe Kulturë. Ai sjell një panoramë të kalvarit të gjatë të vuajtjeve, në një regjim që Shqipëria e vuajti mbi supe për afro 5 dekada.

Read full article

Shfaqet dokumentari për "Bajraktarët e Lurës"

11 June 2018 — Star Plus HD

Në qytetin e Shkodrës është shfaqur një dokumentar që bën fjalë për fisin Mena, "Bajraktarët e Lurës", pjesëtarët e së cilit u vranë në kohën e diktaturës komuniste për shkak se kundërshtuan regjimin. Ndërsa pjesa tjetër që mbeti e gjallë u internuan nëpër kampe dhe u dënuan në burgje të vendit.

Read full article

Vuajtjet gjatë sistemit të komunizmit në një dokumentar

11 June 2018 — Rozafa

IDMC prezantoi një dokumentar për fisin Bajraktarët e Lurës, që u vranë në luftë me komunizmin dhe të tjerë që mbetën gjallë por përjetuan burgje e kampe. Sipas përfaqësueses së IDMC, Matilda Karçanaj, nëpërmjet këtij dokumentari, të rinjtë mund të lexojnë të vërteta që nuk janë shkruar akoma.

Read full article

Tiranë: Kërkime në malin e Dajtit për të zhdukurit nga diktatura

10 June 2018 — Voice of America

"Mbetjet njerëzore të 13 trupave të pushkatuar nga regjimi komunist u gjetën në vitin 2010 dhe prej asaj kohe mbetën në Institutin e Mjekësisë Ligjore pa bërë asnjë identifikim me prokurorinë. Ky fakt i bën skeptikë veprimtarët, që po përpiqen të ndriçojnë krimet e komunizmit" - thotë Jonila Godole, drejtuese e Institutit për Demokraci, Media dhe Kulturë.

Read full article

Të zhdukurit gjatë komunizmit dhe dilemat e marrëveshjeve

9 June 2018 — Panorama

Kanë kaluar gati 30 vite nga rënia e diktaturës dhe kuptohet që një pjesë e mirë e përgjegjësve, të cilët kanë dijeni për vendvarrimet e të zhdukurve, nuk jetojnë më. Procesi i kërkimit të vendvarrimeve deri tani ka qenë gati inekzistent, dhe në ato pak raste kur ka ndodhur është marrë përsipër nga familjarët. A do të gjykohen për këto krime urdhëruesit e këtyre vrasjeve?

Read full article

Rrëfimi i pedagoges Jonila Godole: Intelektualët enveristë që më kanë kërcënuar

1 June 2018 — Panorama

Një popull që harron të shkuarën e vet, rrezikon ta përsërisë atë dhe të mos ecë kurrë përpara. Dhe e shkuara komuniste nuk duhet të kthehet më në Shqipëri. Pikërisht ky është misioni i IDMC-së, të mos lejojë shqiptarët të harrojnë dhe t'u mësojë të rinjve të vërtetën e hidhur të një regjimi kriminal, që ithtarët e së shkuarës e kujtojnë me nostalgji.

Read full article

Forumet UET, Jonila Godole: Tepelena në mënyrë simbolike mund të ishte Auschwitzi ynë

30 May 2018 — Mapo

E ftuar në një bashkëbisedim në Universitetin Europian të Tiranës, nën moderimin e pedagoges së Departamentit të Komunikimit Irena Myzeqari, Jonila Godole, drejtuesja e Institutit për Demokraci, Media dhe Kulturë foli mbi domosdoshmërinë e kujtesës së vuajtjeve të regjimit diktatorial në Shqipëri.

Read full article

Netët e letërsisë austriake: Lexuesit dhe shkrimtarët si një repertor ëndrrash kolektive

29 May 2018 — Mapo

Në fjalën e tij, shkrimtari Agron Tufa u shpreh se sot përpiqet të bëhet një letërsi e njeriut nga strukturat totalitare. "Shkrimtari shqiptar është shumë kokëfortë dhe i lidhur fort me rrënjët, qoftë edhe kur eksperimenton me fjalë, dhe nëse ka diçka që e bën të ngjashëm me shkrimtarët e popujve të tjerë, ai është një repertor ëndrrash kolektive," shtoi ai.

Read full article

Mbyllet me sukses aktiviteti "Netët e Letërsisë Austriake" 2018

26 May 2018 — ATSH

"Netët e Letërsisë Austriake" treguan edhe njëherë këtë vit kujdesin e veçantë ndaj veprave të njohura të letërsisë botërore, duke i sjellë ato në vëmëndjen e publikut. Me mesazhin se libri kur kalon kufinjë merr shumë me vete dhe i përjetëson ato në realitetin ku ndodhet u përmbyll ky aktivitet që vinte në kuadër të vitit kulturor Austri–Shqipëri.

Read full article

"Netët e Letërsisë Austriake", sot nata përmbyllëse nën "magjinë" e librit

25 May 2018 — ATSH

E veçanta e natës së sotme ishte "Kuarteti i Leximit", atë që ideatorja Jonila Godole e kishte konceptuar si një tavolinë rrumbullake ku në të u ulën 4 autorë, kritikë të njohur ... të cilët me anë të dikustimit shkëmbyen këndvështrimet e tyre, shpesh të kundërta, mbi këto vepra të letërsisë bashkohore që janë sa të ngjashme aq edhe të ndryshme nga njëra-tjetra.

Read full article

Nata e dytë e e aktivitetit "Netët e Letërsisë Austriake"

25 May 2018 — Gazeta Shqip

Nën "magjinë" e librit, në sallën e teatrit të mbushur plot me të rinj u përmbyll edhe nata e dytë e aktivitetit "Netët e Letërsisë Austriake", me kujdesin e IDMC-së dhe Ambasadës Austriake.

Read full article

Një austriake "më shqiptare" se vet shqiptarët

25 May 2018 — Koha Jonë

Autorja austriake Andrea Grill erdhi "më shqiptare" se vet shqiptarët duke përcjellë përpara të pranishmëve pjesë nga vepra e saj. Me moderimin e shkrimtarit të njohur Lazër Stani, autorja Grill tregoi përpara publikut për ndikimin që ka patur kontakti i saj me Shqipërinë, me shkrimtarët tanë, në krijimtarinë e saj artistike brenda dhe jashtë vendit.

Read full article

"Netët e Letërsisë Austriake", magjia e librit pranë të rinjve në kryeqytet

24 May 2018 — ATSH

Maratona e leximit përmbylli me sukses natën e tij të parë, mes shumë të rinjsh që mbushën plot sallën Gëte të Teatrit Eksperimental "Kujtim Spahivogli". Të ftuar prezentë ishin tre autorët e huaj Andrea Grill, Klemens Renoldner dhe Christina Maria Landerl, dhe autori shqiptar Agron Tufa.

Read full article

"Netët e Letërsisë Austriake" vazhdojnë sonte e nesër

24 May 2018 — Kult Plus

Ky aktivitet synon shkëmbimin e kulturave mes dy vendeve Austri–Shqipëri. E veçanta e tij, ndër të tjera, lidhet me faktin që autorët pjesëmarrës kanë përzgjedhur materiale të cilat do t'i ndajnë me publikun në gjuhën e tyre origjinale.

Read full article

Netët e Letërsisë Austriake në Tiranë

24 May 2018 — Koha Jonë

Në pjesën e dytë të aktivitetit autori Klemens Renoldner lexoi për të rinjtë pjesmarrës një fragment nga libri i tij më i ri që pritet të publikohet në 2019-ën, romani "Kepi i Shpresës së Mirë", në të cilin rrëfehen kujtimet e një femije për gjyshin e tij, flitet për edukatën dhe moralin e dy poleve, po-ja dhe jo-ja, toleranca dhe autoriteti etj.

Read full article

"Netët e Letërsisë Austriake", vijnë në Tiranë tre shkrimtarët e njohur

24 May 2018 — Shekulli

Në pjesën e dytë të aktivitetit autori Klemens Renoldner lexoi për të rinjtë pjesmarrës një fragment nga libri i tij më i ri që pritet të publikohet në 2019-ën, romani "Kepi i Shpresës së Mirë", në të cilin rrëfehen kujtimet e një femije për gjyshin e tij, flitet për edukatën dhe moralin e dy poleve, po-ja dhe jo-ja, toleranca dhe autoriteti etj.

Read full article

"Netët e Letërsisë Austriake" në kryeqytet

24 May 2018 — Gazeta 55

"Netët e Letërsisë Austriake" nën siglën "Tirana Lexon" çelën dje për publikun kryeqytetas maratonën e leximit. Ky aktivitet organizohet nga Instituti për Demokraci, Media dhe Kulturë, në bashkëpunim me Ambasadën Austriake. Maratona e leximit përmbylli me sukses natën e tij të parë, mes shumë të rinjsh që mbushën plot sallën e Teatrit Eksperimental.

Read full article

Spaçi, si dëshmi e gjallë e diktaturës shqiptare

23 May 2018 — Panorama

Vetëm bërja transparente e fakteve mund të tregojë fytyrën e vërtetë të diktaturës dhe ta bëjë shoqërinë të reflektojë dhe të nderojë viktimat dhe qëndrestarët. E ardhmja ka nevojë të kujtojë! Ka nevojë për dëshmitë e të mbijetuarve në kampet e internimit, në burgjet e Burrelit, Ballshit, Qafë-Barit apo Spaçit, sado të na dhembë.

Read full article

Lubonja kujton miqtë e pushkatuar nga komunizmi: Kokomani dhe Lezho akoma pa varr

22 May 2018 — Ora News

Fatos Lubonja njihet si një figurë e ftohtë dhe racionale në publik dhe që nuk lëshon zemra por ai nuk e ka aspak të lehtë qoftë dhe për të lexuar ato që ka shkruar për ndarjen përgjithmonë nga jeta e dy miqve gazetarë Fadil Kokomani dhe Vangjel Lezho ndërsa i çonin drejt pushkatimit në vitin 1978.

Read full article

Tirana Lexon 2018

22 May 2018 — ATSH

"Këtë mision e zgjodha, sepse përndjekjen e vuajta vetë dhe nga ana tjetër isha afër atyre grave që vuajtën më tepër se unë. Të shkruaja për këtë temë e mendova menjëherë pas vitit 1990. Mendova se një roman nuk do të pritej mirë, mund të mendohej si trillim, prandaj dhe vendosa që gjithçka t'i përcjell prej intervistave direkte me të gjitha gratë," tregon Saraçi.

Read full article

Tirana Lexon për të kujtuar

22 May 2018 — Koha Jonë

"TiranaLexon 2018" vazhdon më tej me "Netët e letërsisë austriake" që do të mbahet nga data 23 deri më 25 maj. Në plan janë edhe aktivitete të tjera gjatë muajt në vazhdim. Kjo është një nismë e IDMC që prej vitit 2015, e cila synon të afrojë publikun me librin dhe ta kthejë leximin në një trend.

Read full article

Simon Mirakaj i përgjigjet Xhufit: Kam jetuar në kampin e Tepelenës, ishte burg

31 March 2018 — Gazeta Shqiptare

Parlamenti i vitit '91 e konsideroi burg kampin e Tepelenës për keqtrajtimin e njerëzve në atë kamp. Ai ishte një kamp që detyronte fëmijët të punonin nën tytën e automatikut, se gjatë rrugës për punë shoqëroheshin nga policë të armatosur.

Read full article

Komunizmi, i dokumentuar përmes fotografish e posterash

20 February 2018 — Panorama

Kuratori i ekspozitës është kujdesur që të përzgjedhë elementet më kyçe që përbënin politikat e brendshme dhe të jashtme të Shqipërisë diktatoriale, por edhe elemente që përbënin jetën e shqiptarëve nën regjim, që nga ndalimi i pronës private, tek emancipimi i gruas.

Read full article

Çfarë ishte komunizmi? Ekspozita në pavijonin e diktaturës

20 February 2018 — Gazeta Shqip

"Ballafaqimi me të shkuarën merr kuptim vetëm nëse ne e sjellim atë në kontekstin e sotëm, sidomos për të rinjtë që janë këtu sot me shumicë dhe që nuk e kanë përjetuar atë kohë e që për fat të keq nuk kanë mundur që gjithë këto vite të demokracisë të marrin më shumë informacione në kurrikulën e tyre shkollore," u shpreh Jonila Godole.

Read full article

Sot, 27 vjet nga rrëzimi i bustit të diktatorit Enver Hoxha

20 February 2018 — Standard

Në shkurt 1967, diktatori Hoxha nisi të ashtuquajturën "luftë kundër paragjykimeve dhe zakoneve fetare" si rezultat i së cilës rreth 2200 vende kulti u prishën, u mbyllën apo u tjetërsuan. Me luftën ndaj besimeve fetare, regjimi i Hoxhës e cilësoi "të likuiduar funksionin e klerit", përndoqi dhe burgosi pjesën më të madhe të tyre.

Read full article

Tiranë, çelet ekspozita "Komunizmi në epokën e tij" në Muzeun Historik Kombëtar

20 February 2018 — IN TV

"Mesazhi që dua të përcjell nëpërmjet kësaj ekspozite është që në të gjithë botën njerëzit ndjekin flamujt e kuq dhe u bënë komunist por realiteti tregon që çdo lëvizje komuniste të cilën dha fuqi të bëhen lidership. Nuk ka prova që komunizmi është totalisht terror, ide bazike që mund të mendojë sistemi demokratik," tha kuratori i ekspozitës Ulrich Mählert për IN Tv.

Read full article

Hapet ekspozita "Komunizmi në epokën e tij"

19 February 2018 — Koha Jonë

Godole: Shtylla kurrizore e demokracisë që është krijimi i shtetit të së drejtës, ende pas 27 vjetësh nuk është vendosur në Shqipëri. Kjo na bën ne ta kthejmë kokën pas dhe të shohim a kanë mbase disa ngjashmëri me kohën e sotme.

Read full article

Komunizmi "rikthehet" me një ekspozitë për 27-vjetorin e rrëzimit të shtatores së diktatorit

19 February 2018 — Politiko

Ngritja dhe rënia e komunizmit në shekullin XX, vjen si nevojë për të kuptuar se historia që Shqipëria përjetoi për rreth 45 vite nuk ishte dhe aq e ndryshme nga ato që përjetuan vendet e tjera të bllokut komunist. Ekspozita është përgatitur nga Fondacioni Federal për Studimin e Diktaturës në Gjermaninë Lindore.

Read full article

RECENT VIDEOS

30 January 2019 — Ora News
Të gjithë hetuesit e diktaturës...
News

9 November 2018 — Abc News
Jonila Godole në Provokacija
Provokacija

31 October 2018 — Ora News
"Djepi me plis" merr çmimin special
News

29 October 2018 — Scan TV
"Tirana Lexon" për të kujtuar
Parfume

26 October 2018 — Zëri i Amerikës
Shqipëri: Fshehja e krimeve të diktaturës
News

23 October 2018 — Ora News
ndërgjegjësim për pasojat e KRIMEVE
News

22 October 2018 — RTSH
"Tirana Lexon" për të kujtuar
Mirëmëngjes Shqipëri

22 October 2018 — Top Channel
Besa Myftiu, Autorja vjen në "Tirana lexon"
Wake Up

22 October 2018 — ABC News
Edicioni V i "Tirana Lexon" dedikim kujtesës
News

22 October 2018 — Vizion Plus
"Tirana Lexon" për të kujtuar
News

22 October 2018 — Report TV
Besa Myftiu në Shqipëri për "Tirana Lexon"
News

22 October 2018 — Kanali 7
TIRANA LEXON PëR Të KUJTUAR
News

15 October 2018 — RTSH
KONKURSI
"Pyet Gjyshërit" RIkthehet...
Mirëmëngjes Shqipëri

13 September 2018 — RTSH
Si të studiojmë, lexojmë një dosje të Sigurimit?
News

11 June 2018 — TV1 Channel
DOKUMENTARI "BAJRAKTARËT E LURËS"
News

Logo e Institutit për Demokraci, Media dhe Kulturë, IDMC

© 2015‒2019 Institute for Democracy, Media & Culture

IDMC në Twitter IDMC në Facebook IDMC në YouTube