Ëndrra ime europiane
TRAJNIM me Të Rinjtë për vlerat e be


 

Duke marrë parasysh që në kurrikulën mësimore informacioni i ofruar në lidhje me Bashkimin Europian (BE) fokusohet te ana historike e krijimit të BE si komunitet dhe e zhvillimit ekonomiko-politik, më tepër se sa te vetë vlerat demokratike dhe qytetare të BE, Instituti për Demokraci, Media dhe Kulturë (IDMC) në bashkëpunim me Institutin Shqiptar të Medies vijnë me projektin "Ëndrra ime europiane". Përmes këtij projekti synohet që fokusi të vendoset pikërisht te këto vlera, të cilat gjenden pak apo ende mungojnë në Shqipëri. Të rinjtë duke u trajnuar për vlerat e BE (si respekti për dinjitetin njerëzor, të drejtat e njeriut, liria, demokracia e konsoliduar, barazia dhe sundimi i ligjit), si dhe për rolin që luan media në transmetimin e këtyre vlerave, do të kenë mundësinë të reflektojnë për aspekte që i shqetësojnë dhe që ndjejnë se ato i largojnë nga pjesa tjetër e Europës.

Këtë reflektim ata do ta sjellin përmes punimeve kreative multimediale në funksion të promovimit të vlerave europiane duke nxitur ndërgjegjësimin edhe te pjesa tjetër e rinisë apo shoqërisë që do t'i shoh produktet e tyre multimediale. Përmes videove që do të shpërndahen në Youtube dhe në rrjetet sociale të IDMC, si dhe përmes prezantimit të tyre final në një ceremoni të veçantë të hapur për publikun, ku të ftuar do jenë të rinj (gjimnazistë dhe studentë), përfaqësues të shoqërisë civile, medieve dhe institucioneve të tjera, ne synojmë ndërgjegjësimin më të madh të rinisë mbi vlerat themelore të kulturës europiane.

Vlera e shtuar e këtij projekti është kontributi në mundësitë e bashkëpunimit që i jep shkollës si qendër komunitare të kryejë funksionin e saj. Trajnimet për vlerat europiane dhe për rolin e medies në promovimin e këtyre vlerave do t'ju shërbejnë të rinjve edhe si konsultime për karrierën që duan të krijojnë në të ardhmen. Promovimi i vlerave europiane dhe optimizmi se këto vlera mund të përvetësohen edhe në rastin e Shqipërisë do të rrisë interesin e të rinjve për të kontribuar më tej në vendin e tyre duke shmangur kështu edhe rrjedhjen e trurit në terma më afatgjatë.

 

** Ky projekt zbatohet në kuadër të projektit rajonal Media për Qytetarët – Qytetarët për Medien / Zhvillimi i aftësive të OJF-ve për të përmirësuar Edukimin mbi Medien dhe Informacionin në Ballkanin Perëndimor, i financuar nga Komisioni Evropian.

Organizator:

Instituti për Demokraci, Media dhe Kulturë (IDMC)

 

Kontakt:

Matilda Karçanaj, Koordinatore e projekteve te IDMC | E-mail: karcanaj.matilda@idmc.al

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Partner:

Instituti Shqiptar i Medies

Financuar nga

Bashkimi Europian

Logo e Institutit për Demokraci, Media dhe Kulturë, IDMC

© 2015‒2019 Instituti për Demokraci, Media dhe Kulturë

IDMC në Twitter IDMC në Facebook IDMC në YouTube