Liria e shtypit nën kërcënim

TRAJNIM MBI TË MENDUARIT KRITIK PËR INFORMACIONIN

#pressfreedomunderthreat2019

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Përse?

Përhapja e "Fake News" dhe keqinformimi po shndërrohet në kërcënim për lirinë e shtypit dhe vetë demokracinë në epokën e Internetit.

Kjo i çon qytetarët që të kenë më pak besim te organizatat, politikanët dhe media – ndërkohë që besimi është thelbësor për demokracinë përfaqësuese. Gjithashtu,  përmes përdorimit të "fake news" krijohen keqkuptime të gabuara të informacionit për jetën në komunitet dhe në shoqëri.

Në vende si Shqipëria, ku media ende vuan nga mungesa e lirisë editoriale dhe censurimin e fortë, pasojat janë edhe më të mëdha.

 

Çfarë?

Projekti "Liria e shtypit nën kërcënim" i Institutit për Demokraci, Media dhe Kulturë (IDMC) me mbështetjen e Fondit të Kanadasë për Iniciativat Lokale (CFLI) synon të inkurajojë të rinjtë të mendojnë në mënyrë kritike për informacionin që ata konsumojnë dhe krijojnë.

Duke pasur parasysh se teknikat e shkrim-leximit mediatik nuk zbatohen në kurikulat e shkollës shqiptare, ky projekt synon të përmirësojë kompetencat e nxënësve të shkollave të mesme për të dalluar "fake news" ose faktet nga opinionet, si dhe të kuptojë se si media, ndonjëherë, mund të përdoret për të bindur njerëzit.

Demokracia varet nga aftësia e njerëzve për të marrë vendime të informuara ndërsa hedhin votën e tyre, mbi tregun dhe mbi të gjitha aspektet e jetës së tyre personale dhe profesionale.

 

Si?

Rreth 160 të rinj nga shkolla të mesme të ndryshme dhe studentë të gazetarisë do të eksplorojnë sfidat e raportimit të mirë dhe të diskutojnë mbi vështirësitë e të bërit të gazetarisë të mirë, e cila kërcënohet nga keqinformimi.

 

  • Trajnime / Seminare në Tiranë, Elbasan, Berat, Korçë, Vlorë, Shkodër, Kukës
  • Sigurimi i mjeteve mbi shkrim-leximin mediatik për mësuesit, nxënësit e shkollave të mesme dhe gazetarët e rinj
  • Manual mbi "Fake News" dhe si të dalloni informacionin e rremë në internet dhe në rrjetet sociale do të ofrohet për mësuesit dhe studentët.
  • Rivendosja e besimit publik në gazetari, kontrolli i fakteve dhe raportimi profesional.
Logo e Institutit për Demokraci, Media dhe Kulturë, IDMC

© 2015‒2019 Instituti për Demokraci, Media dhe Kulturë

IDMC në Twitter IDMC në Facebook IDMC në YouTube