Manual për aftësimin mediatik në shkollë
ME MATERIALE NDIHMËSE PËR MËSUES DHE NXËNËS
#freedomofspeechunderthreat
Manual për aftësimin mediatik në shkollë
Problematikat me medien digjitale dhe kontrollin e informacioneve janë sfiduese edhe për gazetarët dhe ekspertët me përvojë të medies, por në mënyrë të veçantë ato mbeten të tilla për të rinjtë që nuk kanë njohuri mbi mënyrën si funksionon media dhe informacioni. Në kohën kur kushdo futet në internet dhe përballet me vërshimin e informacioneve nga burime të shumëllojta, lipset një aftësim më efikas prej secilit nga ne në lidhje me mediet. Ky aftësim në epokën digjitale nënkupton para së gjithash aparatin tonë kritik për të seleksionuar materiale, për të diferencuar përmbajtje, kuptuar kontekste dhe për të dalluar dezinformimin dhe lajmet e rreme kur përballemi me të.
Manuali u përgatit në kuadër të projektit "Liria e medies në kërcënim" financuar nga "Fondi Kanadez për Iniciativat Vendore" (Canadian Fund for Local Initiatives). Ai u vjen në ndihmë institucioneve arsimore dhe institucioneve të tjera që punojnë për përgatitjen e të rinjve dhe stafeve të mësuesve për forcimin e aftësive të tyre në edukimin mbi medien dhe pjesëmarrjen aktive në procesin e prodhimit dhe shpërndarjen e informacioneve në epokën digjitale. Manuali përmban materiale pedagogjike për mësues dhe nxënës dhe ka për qëllim njohjen nga afër të elementëve të Aftësimit Mediatik në zbulimin e lajmeve të rreme dhe vënien e tyre në praktikë përmes shembujve konkretë që ato të mos mbeten një nocion abstrakt. Në mënyrë që materialet të jenë të përdorshme në orën e mësimit ato janë shoqëruar me një aparat pedagogjik ku nxënësit dhe mësuesit kanë mundësi të shpjegojnë, debatojnë, shprehin opinione dhe të mbajnë qëndrime në mënyrë kritike.
Ai reflekton gjithashtu problematikat që dolën gjatë trajnimeve me nxënës në qytete të ndryshme të Shqipërisë, ku u evidentua se:
2 MB