NJOFTIME PËR SHTYP

"Netët e Letërsisë Austriake" nën siglën e #TiranaLexon

23 maj 2018

IDMC në bashkëpunim me Ambasadën Austriake çelin siparin e aktiviteteve "Netët e Letërsisë Austriake" nën siglën #TiranaLexon. Të ftuar prezentë ishin tre autorët e huaj Andrea Grill, Klemens Renoldner, Christina Maria Landerl, dhe autori shqiptar Agron Tufa. Ky aktivitet i cili vjen në kuadër të vitit kulturor Austri–Shqipëri.

Letërsia si vend kujtese – #TiranaLexon për të përkujtuar revoltën e Spaçit

22 maj 2018

"TiranaLexon për të kujtuar" çel serinë e aktiviteteve "TiranaLexon 2018", e cila do të pasojë me aktivitete të tjera gjatë kësaj jave dhe në muajt në vazhdim. Aktiviteti #TiranaLexon, inicuar nga IDMC që në vitin 2015, synon të afrojë publikun me librin dhe ta kthejë leximin në një trend, jo vetëm në Tiranë, por edhe në qytete të tjera.

Reagim i IDMC kundër deklaratës së historianit
Prof. Dr. Pëllumb Xhufi mbi Kampin e Tepelenës

29 mars 2018

Deklarata që fillojnë me fjalët "Absolutisht jo!" duke mohuar krime për të cilat ekzistojnë qindra dëshmi të rrëfyera dhe dhjetëra dëshmitarë të gjallë, të dala nga goja e një historiani i cili ka si profesion të shohë, vëzhgojë e të studiojë të gjitha anët e historisë, nuk ndihmojnë as viktimat, as publikun, as shkencën dhe as debatin mbi këtë temë.

Ekspozita "Komunizmi në epokën e tij"

19 shkurt 2018

Në prag të 27-vjetorit të rrëzimit të shtatores së Enver Hoxhës, që shënon simbolikisht rënien e diktaturës në Shqipëri, vjen në Tiranë ekspozita "Komunizmi në epokën e tij". Ngritja dhe rënia e komunizmit në shekullin XX, vjen si nevojë për të kuptuar se historia që Shqipëria përjetoi për rreth 45 vite nuk ishte dhe aq e ndryshme nga ato që përjetuan vendet e tjera të bllokut komunist.

Ceremonia e hapjes së Ditëve të kujtesës, 2017

16 nëntor 2017

Pjesa më e madhe e shoqërisë shqiptare kanë perceptim pozitiv mbi regjimin komunist. Ky ishte rezultati i një anketimi të kryer nga OSBE vitin e kaluar (2016). Pikërisht me këtë qëllim, IDMC në bashkëpunim me Fondacionin Konrad Adenauer (KAS) nis edicionin e dytë të Ditëve të kujtesës që do të zgjasë për 8 ditë nga data 16 deri më 23 nëntor.

IDMC dhe Fondacioni Konrad Adenauer lançojnë projektin: Unë Dëshmoj

10 tetor 2017

IDMC me mbështetjen e Fondacionit Konrad Adenauer (KAS) ka lançuar projektin më të ri "UNË DËSHMOJ". Në kuadër të këtij projekti kemi nisur publikimin e ciklit të intervistave me dëshmitarë të kohës së diktaturës. Këto intervista IDMC i ka nisur në fillim të vitit 2017 dhe deri në fund të këtij viti do publikojë 11 prej tyre.

Një minutë heshtje për gratë e ekzekutuara, të vrara, të burgosura, të torturuara dhe të persekutuara gjatë komunizmit

8 mars 2017

Platforma dëshiron të sjellë në vëmendje të publikut brutalitetin e regjimit komunist ndaj grave, të cilat për arsye politike u ekzekutuan me apo pa gjyq, u vranë në përpjekje për t'u arratisur nga Perdja e Hekurt, u mbyllën në burgje dhe kampe internimi, ku shumë prej tyre humbën jetën dhe u persekutuan në mënyra të ndryshme.

Një dokumentar për kujtesën: "Fëmijët e diktaturës"

20 shkurt 2017

Dokumentari "Fëmijët e diktaturës" është prodhuar nga IDMC me regji të Besnik Bishës. Filmi ka në qendër fatin e katër personave në mosha të ndryshme që lindën dhe kaluan fëmijërinë e tyre në burgje apo vende të internimit: Simon Mirakaj, Alma Liço, Ritvana Mena dhe Lurian Mena.

Në "Ditën Ndërkombëtare të Përkujtimit të Holokaustit", më 27 janar, u organizua aktiviteti njëditor "Hebrenjtë në Shqipëri: Vështrime të Kryqëzuara", pjesa e parë e të cilit ishte konceptuar si konferencë shkencore dhe pjesa e dytë si workshop me të rinjtë. Ky aktivitet u realizua në bashkëpunim me Fakultetin e Histori-Filologjisë në kuadër të projektit ndërkombëtar REMSHOA.

Konferencë dhe Workshop: Hebrenjtë në Shqipëri: Vështrime të Kryqëzuara

27 janar 2017

Shpallja e fituesve të konkursit kreativ Pyet Gjyshërit

27 tetor 2016

IDMC organizoi ceremoninë e shpalljes së fituesve të konkursit Pyet Gjyshërit, konkurs ky që u ofroi të rinjve shqiptarë mundësinë të flasin përmes mjeteve kreative, duke ndarë jo vetëm histori, përvoja, përjetime familjare, por edhe përballjen midis brezave për të njohur aspektet e ndryshme të jetës gjatë diktaturës shqiptare.

Ceremonia e hapjes së aktivitetit Ditët e kujtesës

24 tetor 2016

IDMC dhe fondacioni Konrad Adenauer në Tiranë çelën më 24 tetor siparin e aktiviteteve në kuadër të Ditëve të kujtesës. Gjatë fjalës hyrëse në ceremoninë e mbajtur pranë Hotel Rogner, Jonila Godole, drejtoreshë ekzekutive e IDMC, vlerësoi rëndësinë e organizimit të eventeve të tilla për të mbajtur gjallë kujtesën.

Dr. Jonila Godole, Drejtore Ekzekutive e IDMC, nderohet me Diplomën e Mirënjohjes

25 qershor 2016

Siç vihet në dukje edhe nga motivimi kryesor i Diplomës së Mirënjohjes, IDMC e veçanërisht Dr. Godole kanë dhënë ndihmesë në njohjen e krimeve të kryera kundër popullit shqiptar gjatë periudhës së komunizmit dhe kanë rritur ndërgjegjen e brezit të ri mbi kohërat e vështira që ka kaluar vendi i tyre.

IDMC në diskutimin: Media dhe procesi i ballafaqimit me të shkuarën në Europën Lindore

8 qershor 2016

Sipas Institutit për Historinë e Europës Lindore, mediat luajnë një rol kyç në procesimin e diktaturave dhe të luftërave. Ato mund të japin një kontribut të rëndësishëm në thyerjen e stereotipave dhe në promovimin e ndryshimit të ndërgjegjes, apo të pengojnë procesin e ballafaqimit në mënyra të ndryshme.

Festivali Ndërkombëtar i Letërsisë, që do të mbahet në Tiranë në datat 29 deri më 31 Tetor 2015, do të sjellë pranë lexuesve shqiptarë shkrimtarë nga Austria, Gjermania, Italia, Kosova, Kroacia, Mali i Zi, Maqedonia, Serbia, Shqipëria dhe Zvicra.

Festivali ndërkombëtar i letërsisë ‒ Letërsi në Tranzit

29 tetor 2015

Konkursi kreativ për të rinj Born in the '90s: Explore the Past, Create the Future, i cili u shpall në fillim të muajit qershor kurorëzoi sot me sukses dhjetë fitues në kategoritë ese dhe letërsi, multimedia dhe arte figurative.

Shpallen fituesit e konkursit kreativ "Born in the '90s - Explore the Past, Create the Future!"

22 tetor 2015

Konkursi kreativ Born in the '90s - Explore the Past, Create the Future. Konkursi kryhet në kuadër të 25-vjetorit të ndryshimeve demokratike në Shqipëri.

Shpallja e konkursit kreativ "Born in the '90s - Explore the Past, Create the Future!"

9 qershor 2015

Hildigund Neubert është eksperte me një përvojë mbi tridhjetë vjeçare për çështjen e hapjes së dosjeve të ish-sigurimit në Gjermaninë Lindore, të cilën pati mundësinë ta sillte para publikut dhe politikanëve të lartë shqiptarë me rastin e vizitës së saj të punës më 17‒18 mars 2015.

Vizitë e zonjës Hildigund Neubert, zëvendëspresidente e Fondacionit Konrad Adenauer (KAS)

17 mars 2015

Logo e Institutit për Demokraci, Media dhe Kulturë, IDMC

© 2015‒2018 Instituti për Demokraci, Media dhe Kulturë

IDMC në Twitter IDMC në Facebook IDMC në YouTube