Pyet Gjyshërit 3
Konkurs kreativ për gjimnazistë (15–19 vjeç)
Fituesit e konkursit
Tiranë, 31 tetor 2018 — Pas 1 muaj e gjysmë konkurrim, edicioni i tretë i "Pyet Gjyshërit" kulmoi me një ceremoni të jashtëzakonshme të dhënies së çmimeve. Në një sallë të Hotel Tiranës të tejmbushur me nxënës, prindër dhe mësues 50 të rinj u bënë fitues të vizitave studimore në vendet e kujtesës në Shqipëri dhe në Europën Juglindore. Konkursi "Pyet Gjyshërit 2018", organizuar nga Instituti për Demokraci, Media dhe Kulturë (IDMC) në bashkëpunim me Fondacionin Konrad Adenauer (KAS), Shoqatën e Mësuesve të Historisë së Shqipërisë "Rinia & Historia" dhe Ministrinë e Arsimit Sportit dhe Rinisë (MASR) arriti këtë vit një shtrirje më të gjerë. Nga data 1 shtator deri më 15 tetor, 430 nxënës me 312 punime nga 43 shkolla anë e mbanë vendit paraqitën pranë jurisë së konkursit përfytyrimet e tyre rreth së shkuarës komuniste në formë esesh, arti pamor dhe të multimedias.
Ajo që u theksua fort nga juria e përbërë prej personalitetesh si ekspertja e kurrikulës shkollore Fatmiroshe Xhemalaj, gazetarja e mirënjohur Ilva Tare, shkrimtari Agron Tufa që është njëherësh Drejtor i Institutit të Studimeve për Krimet dhe Pasojat e Komunizmit, skenaristi Ylljet Aliçka dhe pedagogu i artit dhe multimedias Shpend Bengu, ishte se punimet e këtij viti kishin një nivel jashtëzakonisht të lartë duke pasur parasysh moshën e pjesëmarrësve që ishte nga mosha 15 deri në 19 vjeç.
Por si fillim, ceremonia nisi me përshëndetjen e organizatorëve. Drejtoresha e IDMC, Jonila Godole shprehu mirënjohjen ndaj pjesëmarrësve, prindërve por edhe mësuesve, të cilët sikurse tha ajo "i kanë motivuar të rinjtë që të jenë pjesë e këtij konkursi që në thelb ka edukimin dhe reflektimin mbi të shkuarën". Duke vlerësuar pjesëmarrjen e madhe krahasuar me vitet e tjera, ajo shprehu vendosmërinë për ta vazhduar më tej angazhimin në fushën e kujtesës. Drejtori i KAS, Walter Glos premtoi mbështetje të vazhdueshme për këtë nismë. Sipas tij, prej faktit se angazhoi kaq shumë të rinj, konkursi ishte një "pikë kryesore e aktivitet pasi pikërisht të rinjtë janë fokusi i procesit të reflektimit mbi të shkuarën". Më tej përshëndetën konkursin gjithashtu drejtuesja e Shoqatës së Mësuesve të Historisë, Vojsava Kumbulla; deputetja e Kuvendit, njëherësh anëtare e "Komisionit për Edukimin dhe Mjetet e Informimit", Nora Malaj; dhe përfaqësuesja e MASR, Tatjana Vuçani.
Përveç 9 të rinjve fitues të vizitës studimore në vendet e kujtesës në Europën Juglindore, IDMC dhe KAS surprizuan edhe 30 punimet finaliste, duke i shpallur finalistët fitues të një vizite studimore në vendet e kujtesës nga veriu në jug të Shqipërisë.
Ceremonia e shpalljes së fituesve të konkursit "Pyet Gjyshërit 3" ishte pjesë e aktivitetit tetëditor "Ditët e Kujtesës", që sërish ashtu sikurse vitet e kaluara tërhoqi mjaft vëmendjen e opinionit publik dhe zgjoi interesin për të njohur të shkuarën.
Fituesit e punimeve më të mira janë si më poshtë:
Çmimi i rrjetit – për punimin më të vlerësuar online në facebook-un e IDMC. Atë e fitoi 15-vjeçarja nga gjimnazi "16 Shtatori" i Shijakut, Xhorda Norja, përmes një realizimi në art pamor. Punimi i Xhordës pati marrë mbi 760 like në faqen "Facebook" të IDMC.
Çmimi i arteve pamore i fituar nga 15-vjeçarja Eni Duka, nga shkolla e mesme artistike "Jan Kukuzeli" Durrës, me punimin "Alive".
Çmimi special, që shkoi për punimin "Përkundjet e një jete" të Erjola Jahajt dhe Ilirjana Zemanit po nga shkolla e mesme artistike "Jan Kukuzeli", Durrës.
2 çmime për multimedian, shkuan për punimet "Teatri i Diktaturës" dhe "Stuhi dhe Dashuri". I pari qe një realizim nga nxënëset e shkollës "Drita e Dijes" në Berat, Rexhina Pelivani, Rea Garuli dhe Adelajda Manushi ndërsa punimi i dytë ishte i Erlis Spahiut nga gjimnazi gjuhësor "Mahmud e Ali Cungu" Elbasan.
Çmimi për esenë më të mirë, i fituar nga gjimnazistja e shkollës "Dhaskal Todri" në Elbasan, Doris Balliçi me esenë "Dekadat e tmerrit".
Pyet Gjyshërit 3
Konkurs kreativ për gjimnazistë (15–19 vjeç)
Kriteret
Fituesit e "Pyet Gjyshërit 2" nuk lejohen të marrin pjesë në kategorinë "Multimedia" në edicionin e këtij konkursi.
Pyet Gjyshërit 3
Konkurs kreativ për gjimnazistë (15–19 vjeç)
Kushtet e pjesëmarrjes
Pyet Gjyshërit 3
Konkurs kreativ për gjimnazistë (15–19 vjeç)
Dorëzimi i punimeve
Afati i fundit i dorëzimit është data 15 tetor 2018.
Pjesëmarrësit në konkurs duhet të dorëzojnë në konkursi@idmc.al dokumentet e mëposhtme:
Adresa e dorëzimit:
Adresa:
Rr. Bardhok Biba, Ndërtesa Trema
Hyrja A, Kati 11, Ap. 36, Tiranë
Pjesëmarrësit do të marrin një konfirmim me e-mail për secilën fazë përzgjedhjeje.
Pyet Gjyshërit 3
Konkurs kreativ për gjimnazistë (15–19 vjeç)
Partnerët
ORGANIZATOR I KONKURSIT
Instituti për Demokraci, Media dhe Kulturë
PartnerëT
Fondacioni "Konrad Adenauer"
Shoqata e Mësuesve të Historisë
Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë
Bukinist
Pyet Gjyshërit 3
Konkurs kreativ për gjimnazistë (15–19 vjeç)
Juria dhe vlerësimi
Konkursi do të shpallë gjithsej 4 çmime:
(3 çmime për secilën kategori: ese, multimedia, arte figurative si edhe 1 çmim të publikut)
Të gjitha punimet do të vlerësohen nga një juri e pavarur me figura publike dhe ekspertë të fushës, bazuar në kriteret e mëposhtme:
Fituesit do të shpallen më 30 tetor 2018 në një nga DITËT E KUJTESËS dhe do të ftohen në Tiranë për të marrë çmimet e fituara në prani të personaliteteve nga fusha e medies, shoqërisë civile, politikës dhe kulturës.
Pyet Gjyshërit 3
Konkurs kreativ për gjimnazistë (15–19 vjeç)
Konkursi
Konkursi "PYET Gjyshërit" vijon traditën edhe këtë vit me edicionin e tij të tretë, dhe i fton të rinjtë 15–19 vjeç të reflektojnë për të shkuarën në Shqipëri (1944–1997) përmes një punimi kreativ individual ose në grup.
Me anë të këtij konkursi, IDMC nxit gjimnazistët të tregojnë historitë që ata dinë apo që mund të mësojnë gjatë kërkimeve për konkursin lidhur me periudhën e regjimit komunist në Shqipëri dhe me vitet e para të tranzicionit, në mënyrë sa më kreative. Këto histori mund të jenë histori të familjes, kujtime të prindërve dhe gjyshërve, histori të treguara nga të njohurit apo histori të dëgjuara e të lexuara, të shoqëruara me reflektime dhe interpretime origjinale.
Konkursi pranon punime për një histori të caktuar në tri zhanre të ndryshme:
Nën logon #Trego1Histori, IDMC ju inkurajon të hulumtoni, kërkoni në arkiva, të pyesni sa më shumë dhe të ndani historinë tuaj në metodën që ju ndiheni më mirë.
Punët tuaja mund të mbështeten në histori nga:
Konkursi "Pyet Gjyshërit" synon të ndërgjegjësojë të rinjtë dhe shoqërinë shqiptare për rëndësinë e njohjes me të shkuarën e vendit të tyre, pasi pa njohur të shkuarën nuk ka të ardhme të sigurt.
Ky është konkursi i katërt kombëtar i organizuar nga IDMC mbas "Lindur në 90-ën: Zbulo të shkuarën, krijo të ardhmen" (2015); "Pyet Gjyshërit 1" (2016) dhe "Pyet Gjyshërit 2" (2017).
Pyet Gjyshërit 3
Konkurs kreativ për gjimnazistë (15–19 vjeç)
E drejta e autorit dhe të drejtat e ripërdorimit
Fituesit e konkursit
Kriteret
Kushtet e pjesëmarrjes
Dorëzimi i punimeve
Partnerët
Juria dhe vlerësimi
Konkursi
E drejta e autorit
Formulari i aplikimit
Lista e punimeve fituese