Pyet Gjyshërit 4
Konkurs kreativ në multimedie për gjimnazistë (15–19 vjeç)
Fituesit e konkursit
20 shkurt 2020, Tiranë – Instituti për Demokraci, Media dhe Kulturë (IDMC) në mbështetje të Fondacionit gjerman Konrad Adenauer (KAS), përmbylli edicionin e pestë të "Ditëve të Kujtesës" me ceremoninë e shpalljes së fituesve të konkursit të përvitshëm "Pyet Gjyshërit".
Në ceremoninë që u zhvillua në Hotel Tirana morën pjesë nxënës, prindër, mësues, ish-të përndjekur, gazetarë dhe përfaqësues të ambasadave.
Për javë me radhë, juria e përbërë nga drejtoresha e IDMC, Jonila Godole, ekspertja e historisë, Fatmiroshe Xhemalaj, pedagogia, Rozi Kostani, shkrimtari, Ylljet Aliçka, dhe ish-i përndjekuri, Lekë Tasi, vlerësuan punimet e ndryshme që u paraqitën nga shkolla dhe gjimnaze nga e gjithë Shqipëria.
Si fillim IDMC vlerësoi me çmime mirënjohjeje për kontributin e dhënë ndër vite për konkursin. U vlerësua kontributi i Fatmiroshe Xhemalajt dhe i ish-të përndjekurit Reshat Kripa.
Çmimi i rrjetit shkoi për nxënësit e gjimnazit "Petro Nini Luarasi" në Tiranë: Klodian Çelmeta; Ardien Gjabri; Evi Robaj me punimin "Harabelat" që mori mbi 800 pëlqime në Facebook. Vlerësimi u dha nga ambasadori i Austrisë, Christian Steiner.
Çmimi i tretë shkoi për nxënëset e gjimnazit "Asim Zeneli" në Gjirokastër: Vivia Horaj, Livia Mevlani, Elina Shametaj me punimin "Regjimi komunist në qytetin e gurtë të Gjirokastrës". Vlerësimi u dha nga drejtuesi i fondacionit gjerman Konrad Adenauer, Tobias Rüttershoff.
Çmimin e dytë e fitoi Ledjana Kanina nga gjimnazi Fuat Babani në Bilisht. Punimi i saj "Gjyshi im" ishte i vetmi punim individual i konkursit të këtij viti dhe fliste për jetën në një fshat kufitar gjatë diktaturës. Vlerësimi iu dha nga dy prej anëtarëve të jurisë, Rozi Kostani dhe Ylljet Aliçka.
Çmimi i parë iu dha nxënësve të gjimnazit "Jan Kukuzeli" në Durrës: Endi Shani, Klevis Caka dhe Eni Duka me punimin "DiktArt" që përcillte deformimin e përfytyrimit artistik gjatë diktaturës. Vlerësimin ua dha ish-i përndjekuri, Lekë Tasi.
Fituesit e çmimeve do të kenë mundësinë e një udhëtimi në vendet e kujtesës në Poloni si Auschwitz, Krakow dhe Wroclaw. Ndërkohë që të gjithë nxënësit e 10 punimeve finaliste do të mund të marrin pjesë në ekskursionin në vendet e kujtesës në Shqipëri.
Ky ishte edicioni i katërt i konkursit "Pyet Gjyshërit", që angazhon të rinjtë të mbledhin dëshmi nga të afërmit e tyre rreth së shkuarës dhe t'i paraqesin ato përmes punimeve në multimedie.
"Pyet Gjyshërit" ishte pjesë e "Ditëve të Kujtesës", një organizim i IDMC-së mbështetur nga Konrad Adenauer dhe aktorë të tjerë të fushës së kujtesës, që synon ndërgjegjësimin e shoqërisë për pasojat e krimeve të diktaturës dhe forcimin e dialogut dhe reflektimit mbi të shkuarën.
Pyet Gjyshërit 4
Konkurs kreativ në multimedie për gjimnazistë (15–19 vjeç)
E drejta e autorit dhe të drejtat e ripërdorimit
Pyet Gjyshërit 4
Konkurs kreativ në multimedie për gjimnazistë (15–19 vjeç)
Dorëzimi i punimeve
Afati i fundit i dorëzimit është data 5 janar 2020.
Pjesëmarrësit në konkurs duhet të dorëzojnë në konkursi@idmc.al dokumentet e mëposhtme:
Pjesëmarrësit do të marrin një konfirmim me e-mail për secilën fazë përzgjedhjeje. Për më shumë informacion, ju lutemi konsultohuni me faqen tonë të internetit www.idmc.al ose na ndiqni në Facebook.
Pyet Gjyshërit 4
Konkurs kreativ në multimedie për gjimnazistë (15–19 vjeç)
Partnerët
ORGANIZATOR I KONKURSIT
Instituti për Demokraci, Media dhe Kulturë
Adresa:
Rr. Bardhok Biba, Pallati Trema, Hyrja A, Kati 11, Ap. 35, Tiranë
PartnerëT
Fondacioni "Konrad Adenauer"
Platforma për Kujtesën dhe Ndërgjegjen Europiane
Shoqata e Mësuesve të Historisë
Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë tbc
Pyet Gjyshërit 4
Konkurs kreativ në multimedie për gjimnazistë (15–19 vjeç)
Juria dhe vlerësimi
Konkursi do të shpallë gjithsej 3 çmime:
(1 çmim për secilën kategori të punimit individual dhe në grup, si edhe 1 çmim të publikut)
Të gjitha punimet do të vlerësohen nga një juri e pavarur me figura publike dhe ekspertë të fushës, bazuar në kriteret e mëposhtme:
Fituesit do të shpallen më shkurt 2020 në një nga DITËT E KUJTESËS dhe do të ftohen në Tiranë për të marrë çmimet e fituara në prani të personaliteteve nga fusha e medies, shoqërisë civile, politikës dhe kulturës.
Pyet Gjyshërit 4
Konkurs kreativ në multimedie për gjimnazistë (15–19 vjeç)
Kriteret
Fituesit e "Pyet Gjyshërit 3" nuk lejohen të marrin pjesë në edicionin e këtij konkursi.
Pyet Gjyshërit 4
Konkurs kreativ në multimedie për gjimnazistë (15–19 vjeç)
Kushtet e pjesëmarrjes
Pyet Gjyshërit 4
Konkurs kreativ në multimedie për gjimnazistë (15–19 vjeç)
Konkursi
Konkursi "Pyet Gjyshërit" vazhdon traditën edhe këtë vit me edicionin e tij të katërt duke ftuar të rinjtë 15–19 vjeç të reflektojnë për të shkuarën në Shqipëri (1944–1997) përmes një punimi kreativ multimedial në mënyrë individuale ose në grup (deri në 3 persona). Konkursi "Pyet Gjyshërit 4" organizohet nga IDMC në partneritet me Platformën për Kujtesën dhe Ndërgjegjen Europiane.
Me anë të këtij konkursi, IDMC nxit gjimnazistët të tregojnë historitë që njohin apo që mund të mësojnë gjatë kërkimeve për konkursin, lidhur me periudhën e regjimit komunist në Shqipëri dhe me vitet e para të tranzicionit, në mënyrë sa më kreative dhe origjinale. Këto histori mund të jenë të familjes, kujtime të prindërve dhe gjyshërve, histori të rrëfyera ose të dëgjuara.
IDMC ju inkurajon të ndani historitë tuaja me ne.
Punët tuaja mund të mbështeten në histori nga:
Synimi i konkursit "Pyet Gjyshërit" është ndërgjegjësimi i të rinjve dhe i shoqërisë shqiptare për rëndësinë e njohjes me të shkuarën e vendit të tyre, sepse pa njohur të shkuarën nuk ka të ardhme të sigurt.
Ky është konkursi i pestë kombëtar i organizuar nga IDMC mbas "Lindur në 90-ën: Zbulo të shkuarën, krijo të ardhmen" (2015); "Pyet Gjyshërit 1" (2016); "Pyet Gjyshërit 2" (2017); dhe "Pyet Gjyshërit 3" (2018) me mbështetjen e vyer të Fondacionit Gjerman "Konrad Adeanuer".
Fituesit e konkursit
E drejta e autorit
Dorëzimi i punimeve
Partnerët
Juria dhe vlerësimi
Kriteret
Kushtet e pjesëmarrjes
Konkursi
Formulari i aplikimit
Kartolina