Prezantimi në Tiranë
Ekspozita "Rënia e një diktatori"

Tiranë, 21 maj 2021 — Në kuadër të përvjetorit të Revoltës së Spaçit, IDMC ishte me nxënësit e gjimnazit Gjimnazi "Andon Zako Cajupi" – Tiranë, ku u bë prezantimi i ekspozitës së IDMC "Rënia e një diktatori", si dhe u lexuan pjesë nga libri i autorit Visar Zhiti, ku ai rrëfen vuajtjet e tij në burgun famëkeq të Spaçit, të titulluar "Rrugët e ferrit".

Gjimnazistët kishin përgatitur ese, lexuan vepra dhe interpretuan poezi që përshtateshin me tematikën.

Përmes një bashkëbisedimi patëm mundësi të shkëmbejmë emocionet që përjeton secili prej nesh çdo herë që dëgjon historitë e vuajtjes dhe përndjekjes komuniste, si dhe riforcuam rëndësinë e njohjes së tyre, mësimet dhe rruga drejt së ardhmes. Siç edhe njëra prej gjimnazisteve shprehu me esenë e saj, tani e dimë që: nuk na duhet më ylli për të ndriçuar!

Autorja e ekspozitës "Rënia e një diktatori" u realizoi nxënësve një tur në posterat e ekspozitës dhe pështjelloi informacionin në secilin prej tyre. Znj. Lala u ofroi të dhëna të tjera shtesë, kuriozitete dhe ju përgjigj pyetjeve të gjimnazistëve.

Logo e Institutit për Demokraci, Media dhe Kulturë, IDMC

© 2015‒2022 Instituti për Demokraci, Media dhe Kulturë

IDMC në Facebook IDMC në Twitter IDMC në Twitter IDMC në YouTube