Shqipëria në vitet '90 – tema studimi
Koleksioni i gazetave të Jan Jansen
Tiranë, 19 nëntor 2019 — Eventi "Shqipëria në vitet '90" u organizua nga Instituti për Demokraci, Media dhe Kulturë (IDMC) në bashkëpunim me Ambasadën e Holandës në Shqipëri dhe Fakultetin e Histori-Filologjisë.
Gjatë eventit u prezantuan kërkimet e një grupi studentësh të fakultetit, bazuar mbi "Koleksionin e gazetave të aktivistit Jan Jansen", kryesisht në temat:
Rezultatet e kërkimeve u mirëpritën nga të pranishmit: studentë, përfaqësues të institucioneve, si dhe qytetarë të tjerë të interesuar në këtë temë. Mes tyre, u ngritën pyetje dhe u hapën diskutime që sollën rrugë të reja për vazhdimin e mëtejshëm të kërkimeve.
Znj. Guusje Korthals Altes, ambasadorja e Holandës në Shqipëri, shprehu mbështetjen dhe inkurajoi studentët për kryerjen me sukses së detyrës së tyre si studentë të degës së gazetarisë dhe komunikimit.
Nga ana tjetër, drejtore ekzekutive e IDMC, Dr. Jonila Godole theksoi rëndësinë e edukimit dhe ndërgjegjësimit të të rinjve mbi të shkuarën dhe njohjen e historisë.
IDMC falënderon të gjithë pjesëmarrësit në event.