RESEARCH

Anketa: Reflektimi i periudhës komuniste në kurrikulën e historisë në Shqipëri

 

Viti: 2020

Përgatiti: Jonila Godole, Ada Huibregtse

Anketa vendos në fokus mësuesit e historisë si agjentët kryesorë të transmetimit të informacionit dhe të diskursit publik për regjimin komunist dhe pasojat e tij në jetën e individëve dhe shoqërisë në Shqipëri midis 1944 dhe 1991 nëpërmjet kurrikulës së historisë. Analiza e rezultateve të përftuara është eksploruese dhe synon të nxjerrë në pah perceptimet dhe vlerësimet e mësuesve të historisë lidhur me kurrikulën për periudhën komuniste në Shqipëri, mënyrat e zbatimit të kësaj kurrikule dhe njohuritë që mësuesit e historisë kanë lidhur me përmbajtjen, të cilën kanë marrë përsipër të zbatojnë.

Debati mbi filmat e ish-Kinostudios

 

Viti: 2020

Përgatiti: Erblin Vukaj | Redaktore shkencore: Jonila Godole

Televizioni publik shqiptar, por edhe televizione të ndryshme private, vazhdojnë të transmetojnë filmat e ish-Kinostudios "Shqipëria e Re", edhe pse kanë kaluar rreth 30 vite nga rrëzimi i regjimit komunist. Paralelisht me këtë shtrirje kohore, procesi i rehabilitimit të ish-të përndjekurve nga diktatura, i nisur në vitin 1991, ka ecur me hapa të ngadaltë, shoqëruar shpesh me frymë konfliktuale. Ky studim përshkruan debatin më të fundit të hapur rreth çështjes, analizon dhe e shtjellon atë duke rendur t'i japë elemente shtesë, dhe në fund disa përfundime dhe rekomandime.

Studim: Liria e shprehjes nën kërcënim

 

Viti: 2019

Përgatiti: Erblin Vukaj

Ky studim synon të ofrojë një panoramë të abuzimit me lirinë e shprehjes në mediet online për vitin 2019. Analizimin e gjendjes së përgjithshme që kanë shoqëruar mediet, propozimet për ndryshime ligjore, rastet më problematike të lajmeve te rreme dhe nxjerrjen e disa rekomandimeve se si mund të minimizohen ato.

Albania: A Need for Dialogue with Media Outlets on Internships

 

Viti: 2016

 

Anketë: Journalism Education in Albania

 

Viti: 2015

Përgatiti: Jonila Godole

Ky studim paraqet perceptimet e studentëve të gazetarisë në Shqipëri përpara se ata të punësohen në një redaksi. Të dhënat bazohen në një anketë të përpiluar në kuadrin e Anketës Ndërkombëtare për Studimet në Gazetari nëpër Botë. Studimi vë në dukje problemet kryesore që ndeshen në fushën e gazetarisë, sipas studentëve, dhe punët kërkimore që nevojiten të kryhen për t'i zgjidhur këto probleme. Anketa, e zhvilluar me 465 studentë në 2015-ën, u jep përgjigje pyetjeve se si e vlerësojnë studentët profesionin e gazetarit, rolin në shoqëri dhe praktikën e tyre në punë, dhe cilat janë disa nga rreziqet e mundshme me të cilat përballet gazetaria?

Logo e Institutit për Demokraci, Media dhe Kulturë, IDMC

© 2015‒2020 Instituti për Demokraci, Media dhe Kulturë

IDMC në Twitter IDMC në Facebook IDMC në YouTube