STUDIM: Liria e shprehjes nën kërcënim

LAJMET E RREME DHE DEZINFORMIMI SI RREZIK PËR DEMOKRACINË

#freedomofspeechunderthreat

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Metodologjia

Ky studim synon të ofrojë një panoramë të përgjithshme mbi problematikat e lirisë së shprehjes në mediet online gjatë vitit 2019. Për këtë arsye janë monitoruar një sërë mediesh online, është analizuar gjendja e tyre në kontekstin e debateve publike që kanë shoqëruar median gjatë vitit 2019, si propozimet për ndryshime ligjore nga ana e qeverisë, apo rastet më problematike të publikimit të lajmeve te rreme. Studimi shoqërohet me përfundime dhe disa rekomandime se si mund të përmirësohet situata në raportimin e mediave.

Lajmet e rreme nxitën debat të madh publik gjatë fushatës presidenciale të vitit 2016 në SHBA. Për problemet me dezinformimet që ndikuan në fushatë, agjencia e lajmeve AP bëri një qartësim duke përkufizuar si "fake news" ato histori, të cilat shfaqen qëllimisht sikur vijnë nga burime të të besueshme gazetareske, por në fakt janë të fabrikuara, dhe më së shumti të motivuara politikisht. Autorët e tyre kërkojnë të ndikojnë perceptimin e audiencës në lidhje me tema ose figura të ndryshme të rëndësishme në opinionin publik.

Duke u nisur nga ky përkufizim, lajmet e rreme që janë marrë në shqyrtim në këtë studim, janë ndarë në disa kategori: kur spekulohet për përhapje frike, për viktima, për jetën private të dikujt, figurën publike apo dhe për imazhin e kompanive në fushën e biznesit. Për lehtësi të mbledhjes dhe referimit të të dhënave, lajmet e marra në shqyrtim kanë qenë ato të transmetuara online.

Fillimisht ishte menduar që monitorimi të kryhej vetëm për periudhën janar-qershor 2019, por duke parë zhvillimet e gjashtëmujorit të dytë të vitit u pa e arsyeshme të përfshihen edhe rastet më të diskutueshme deri në fund të nëntorit 2019, duke zgjeruar kësisoj monitorimin dhe bazën e të dhënave empirike.

Identifikimi i lajmeve të rreme u bë përmes një praktike shabllon check-imi (kontrolli) duke kërkuar në motorët e kërkimit Google dhe rrjetet sociale Facebook e Instagram, duke shqyrtuar titujt, autorësitë, burimet, citimet e lajmeve dhe ballafaqimin e tyre me botime të tjera në medie.

Kërkimi u bë kryesisht duke ndjekur mediet kryesore online si Syri.net; BalkanWeb; Shqiptarja.com; Lapsi.al; Dosja.al; etj. Gjithashtu, faqen sociale JOQ Albania dhe faqet zyrtare të disa politikanëve.

Njëkohësisht u bë kërkim edhe në motorët e kërkimit Google me fjalë kyçe si: "lajm i rremë", "fake news", apo "gënjeshtër/gënjen/gënjeu", "shpifje/shpifur" duke monitoruar mënyrën se si raportohen në media postimet që bëjnë politikanët në rrjetet sociale dhe duke ndjekur edhe denoncimet e vetë audiencës për lajme të konsideruara si të rreme prej tyre.

1,8 MB

Logo e Institutit për Demokraci, Media dhe Kulturë, IDMC

© 2015‒2020 Instituti për Demokraci, Media dhe Kulturë

IDMC në Twitter IDMC në Facebook IDMC në YouTube