Thirrje për aplikim për mësues nga e gjithë Shqipëria

Trajnim mbi manualin pedagogjik

"Komunizmi përmes dokumenteve arkivore"

31 mars‒14 prill 2018

 

Instituti për Demokraci, Media dhe Kulturë (IDMC) hap thirrjen për aplikime për trajnimet që do organizojë me mësuesit e shkollave të mesme për përdorimin në orën e mësimit të librit me dokumente historike dhe trajtim pedagogjik "Komunizmi përmes dokumenteve arkivore" (periudha e vetizolimit komunist).

Libri "Komunizmi përmes dokumenteve arkivore" përmban fragmente dokumentesh arkivore, fjalor të shpjeguar të termave dhe koncepteve, aparat pedagogjik me pyetje dhe aktivitete të orientuara drejt të mësuarit me kompetenca. Parë nga ky këndvështrim, mësuesit mund të ndërtojnë orë mësimore përmes përdorimit të dokumenteve historike me metoda të të mësuarit interaktiv në klasë. Të mësuarit e të kuptuarit e historisë në shkollë bëhet kuptimplotë në se nxënësit dhe mësuesit përdorin në klasë burime historike të përshtatshme për moshën e nxënësit. Synimi i IDMC, me botimin e këtij libri është t'ju vinte në ndihmë mësimdhënësve të historisë, të rinjve gjimnazistë, për të kuptuar një periudhë të rëndë historike si dhe ishte periudha komuniste, përmes dokumenteve arkivore. Mësimdhënia e historisë në shkolla ka mangësi të theksuara në këtë drejtim. Kjo duket në cilësinë e formimit historik të të rinjve në shkolla që lë për të dëshiruar. Më shumë rreth librit gjeni në: https://www.idmc.al/libra.html.

IDMC, nuk mjaftohet vetëm me botimin e librit. Ajo synon t'ju ofrojë mësimdhënësve të historisë trajnime të herëpashershme.

IDMC do të organizojë tri trajnime njëditore:

  1. Tiranë, 31 mars 2018
  2. Vlorë, 7 prill
  3. Shkodër, 14 prill


Thirrja është e hapur për mësimdhënësit e historisë nga e gjithë Shqipëria.

Të interesuarit të dërgojnë e-mail në office@idmc.al me subjektin:
"Trajnimi i mësuesve, Emri i qytetit ku do mbahet trajnimi që doni të ndiqni"

  • CV
  • Letër të shkurtër motivimi, ku ndër të tjera të përcaktohet trajnimi doni të ndiqni.

 

Trajnimi ofrohet në gjuhën shqipe dhe është pa pagesë.

Pjesëmarrësit do të pajisen me certifikatë.

 

Kriteret:

  1. Pjesëmarrësit duhet të jenë në gjendje ta ndjekin të plotë trajnimin.
  2. Gatishmëri për pjesëmarrje aktive në diskutim.

 

Programi i aktivitetit është i aksesueshëm më poshtë.

E SHTUNË

14

PRILL
2018

9:30 – 10:00

10:00 – 10:30

10:30 – 11:30

11:30 – 12:00

12:00 – 13:00

13:00 – 13:15

13:15 – 14:25

14:25 – 14:30

14:30 – 15:30

15:40 – 16:30

16:30

18:30

Vendi: Salla e Konferencave, Hotel "Colosseo"

Adresa: Rr. "Kolë Idromeno", Shkodër

Kontakt: Matilda Karçanaj, koordinatore e projektit, IDMC
E-mail: karcanaj.matilda@idmc.al

Regjistrimi i pjesëmarrësve

Fjala përshëndetëse

  • Matilda Karçanaj, Koordinatore e projekteve të IDMC
  • Fatmiroshe Xhemalaj, eksperte e historisë, Ambasadore e EUROCLIO në Shqipëri
  • Vojsava Kumbulla, Kryetare e Shoqatës së Mësuesve të Historisë

Prezantimi i pjesëmarrësve

3 workshop-e paralele (10 mësues për workshop)
Trajnerë: Fatmiroshe Xhemalaj, Vojsava Kumbulla, Gentian Dedja

Pushim kafe

Prezantimi i punës së workshop-eve – Diskutim

Konkluzione

Plotësim i formularëve të vlerësimit për workshop-in

Shpërndarja e certifikatave

Drekë reflektuese, biseda të lira mes mësuesve dhe udhëheqësve të workshop-eve

Vizitë te Vendi i Dëshmisë dhe Kujtesës – Guida: Pjerin Mirdita

Nisja nga Shkodra në Tiranë – Pushim gjatë rrugës

Mbërritja te zyrat e IDMC

(Aplikimet janë mbyllur)

(Aplikimet janë mbyllur)

(Aplikimet janë mbyllur)

Logo e Institutit për Demokraci, Media dhe Kulturë, IDMC

© 2015‒2018 Instituti për Demokraci, Media dhe Kulturë

IDMC në Twitter IDMC në Facebook IDMC në YouTube