Thirrje për aplikim për pjesëmarrje
Workshop
Njeriu i ri në materialet filmike të diktaturës
(1958-1990)
30 mars‒18 maj 2018
IDMC fton të gjithë të rinjtë e interesuar në analizën e personazheve të filmave të diktaturës të bëhen pjesë e workshop-eve për filmat. Qëllimi i këtyre workshop-eve është të paraqesë tek të rinjtë ndërtimin e periudhës komuniste në filmat e prodhuar në shqip, në vitet 1958-1990, për të kuptuar më mirë jetën në komunizëm dhe ideologjinë komuniste. Propaganda komuniste ndikonte në jetën e njeriut përmes të gjitha kanaleve të mundshme dhe për të rinjtë është e rëndësishme të kuptojnë sesi u krijuan stereotipet dhe si mund të ishte jeta e tyre po të kishin lindur dhe jetuar në diktaturë.
Secili workshop zgjat 2 orë, 17:00–19:00, dhe do të ketë në fokus një temë të veçantë diskutimi, si më poshtë:
Data: 30 mars Vendi: Hotel Opera, Tiranë
Data: 27 prill Vendi: Hotel Opera, Tiranë
Data: 4 maj Vendi: Hotel Opera Tiranë
Data: 18 maj Vendi: Hotel Opera, Tiranë
Kriteret:
Workshop-i ofrohet në gjuhën shqipe dhe është pa pagesë.
Vetëm pjesëmarrësit që dëshirojnë dhe kanë mundësi t'i ndjekin të gjitha workshop-et do të pajisen me certifikatë.
Të interesuarit të dërgojnë email me subjektin "Filmat_data/datat e workshopit" që duan të ndjekin" në office@idmc.al.
** Afati i aplikimeve është 25 mars për workshop-in e datës 30 mars dhe 15 prill për workshop-et e tjera.
Drejtuese workshop-i: Linda Mëniku, pedagoge në Departamentin e Gjuhësisë, Fakulteti i Historisë dhe i Filologjisë, e specializuar në gjuhësinë e tekstit dhe analizën e diskursit.
E PREMTE
18
MAJ
2018
17:00 – 17:05
17:05 – 17:15
17:15 – 17:45
17:45 – 18:15
18:15 – 18:45
18:45 – 19:00
19:00 – 19:10
19:10 – 19:20
19:25
19:30
Vendi: Salla e konferencave, Hotel Opera, Tiranë
Adresa: Rr. "Urani Pano" (pas Hotel Tirana), Tiranë
Kontakt: Matilda Karçanaj, koordinatore e projektit, IDMC
E-mail: karcanaj.matilda@idmc.al
Regjistrimi i pjesëmarrësve
Fjala përshëndetëse
Prezantimi i pjesëmarrësve
"Njeriu i ri socialist në komunizëm" – Përqasje teorike nga Prof. Asoc. Dr. Linda Mëniku
Diskutim: Si paraqiten të rinjtë armikut në filmat shqiptarë? Për shembull, në filmat:
"Dora e ngrohtë", "Duaje emrin tënd", "Apasionata", "Njeriu i mirë"
Elementët linguistikë në krijimin e personazheve, shoqëruar me pamje filmike
Konkluzione
Plotësimi i formularëve të vlerësimit të workshop-it
Shpërndarja e certifikatave
Foto në grup
Përfundimi i aktivitetit