ZoomIn_Communism

NJOHJA E të rinjve ME Të KALUARëN KOMUNISTE

#Historia / #Rinia / #IDMCon

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Instituti për Demokraci Media dhe Kulturë (IDMC) me mbështetjen e Fondacionit Konrad Adenauer (KAS) ka lançuar projektin më të ri online, "ZoomIn_Communism", dedikuar nxënësve dhe të rinjve, por jo vetëm.

 

Faqja në instagram @zoomin_communism u krijua nga historianë dhe profesionistë të fushës, si pjesë e misionit të IDMC, që ka qenë gjithmonë përgatitja dhe krijimi i projekteve rinore dhe risore për të përforcuar njohuritë e të rinjve mbi të kaluarën komuniste.

 

Rrjetet sociale tashmë janë pjesë e përditshmërisë tonë dhe IDMC vlerëson potencialin dhe avantazhet që rrjetet sociale sjellin në edukimin dhe zhvillimin e të rinjve.

Çdo ditë të javës, në instagramin e @zoomin_communism do të gjeni fakte dhe informacione të reja që hedhin dritë mbi aspekte të ndryshme të komunizmit shqiptar në vitet 1944–1990. Faktet dhe informacionet do të vijnë të shprehuara nëpërmjet dokumenteve arkivore, por edhe formave që mund të jenë më atraktive për të rinjtë, si video, foto, letërsia, arti figurativ dhe karikutura.

Materialet që do të publikohen në @zoomin_communism mund të përdoren nga grupe të ndryshme interesi: mësues të historisë dhe lëndëve të tjera, nxënës, studentë, historianë, gazetarë, studiues dhe të interesuar të tjerë.

 

IDMC ju fton të ndiqni @zoomin_communism dhe i mirëpret të gjithë sugjerimet tuaja!

Logo e Institutit për Demokraci, Media dhe Kulturë, IDMC

© 2015‒2022 Instituti për Demokraci, Media dhe Kulturë

IDMC në Facebook IDMC në Twitter IDMC në Twitter IDMC në YouTube